Pesë mite për tradhtinë që duhen sqaruar njëherë e mirë

Life style

Pesë mite për tradhtinë që duhen sqaruar njëherë e mirë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Tradhtia është një temë universale që ka prekur shumë njerëz prej shekujsh. Ndërkohë që shumë prej nesh e konsiderojnë tradhtinë si një sjellje të papranueshme, në raste të tjera nuk është gjithmonë e qartë se çfarë është apo jo tradhti.

Por, ndonëse kjo mbetet personale, ekzistojnë disa mite që në fakt shpesh i marrim të mirëqena.

Miti 1: Një partner vigjilent mund të parandalojë tradhtinë.

Disa partnerë kontrollojnë telefonin e partnerit, vendndodhjen dhe gjithçka tjetër, por njerëzit duhet të kuptojnë se asgjë që bëni nuk e parandalon tradhtinë.

Asgjë e tillë nuk do funksionojë. Nëse partneri/ja juaj do tradhtojë, ata do tradhtojnë dhe pikë, pavarësisht kontrolleve tuaja.

Miti 2: Tradhtia ka të bëjë gjithmonë me seksin.

Përveç seksit, njerëzit tradhtojnë për shumë arsye të tjera, përfshirë zemërimin, nevojën për të provuar se janë tërheqës ose të rinj, nevojën për dashuri ose prekje, nevojën për të vërtetuar pavarësinë e tyre etj.

Për më tepër, shpesh tradhtarët kanë probleme të caktuara me veten që i çon në tradhti.

Miti 3: Disa njerëz janë thjesht “të varur nga seksi”.

Varësia nga seksi nuk është justifikim për tradhtinë. Për të mund të komunikohet, punohet me partnerin dhe me terapistin, por kjo varësi s’ka pse të justifikojë gjithçka që partneri/ja bën.

Miti 4: Ai që tradhton njëherë, e bën gjithmonë.

Sondazhet vlerësojnë se dikush që ka tradhtuar më parë ka tre herë më shumë gjasa të tradhtojë përsëri, krahasuar me ata që nuk kanë tradhtuar kurrë.

Nga ana tjetër, shumë terapistë thonë se tradhtarët ndihen edhe vetë të shkatërruar pas tradhtisë. Qoftë për shkak të pikëllimit të partnerit të tyre, ndjenjës së turpit ose të dyjave, ata janë të tronditur dhe janë të bindur se nuk do ta përsërisin më kurrë.

Do të ishte e padrejtë të supozonim se dikush që ka tradhtuar njëherë, do e përsërisë vazhdimisht.

Miti 5: Martesa nuk mund t’i mbijetojë tradhtisë.

Situatat me martesën janë shumë komplekse dhe të vështira, por nuk është e vërtetë se një martesë nuk i mbijeton tradhtisë. Kjo varet sidoqoftë, nga raste specifike dhe rrethana të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat