Përballje me frikërat dhe traumat e së shkuarës, ja çfarë do të sjellë eklipsi hënor në Akrep

Life style

Përballje me frikërat dhe traumat e së shkuarës, ja çfarë do të sjellë eklipsi hënor në Akrep

Më: 5 maj 2023 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Kjo është koha e ndryshimeve astrologjike dhe mesa duket nuk paska pushim për asnjërën nga shenjat. Kësaj here është radha e një eklipsi hënor në shenjën e Akpreit. Ky është eklipsi i parë hënor për vitin 2023 idhe do të ndodhë ditën e nesërme. Ky fenomen qiellor do të na trazojë gjendjen emoconale, në një mënyrë të furishme, pasi kozmosi po na shtyn të përballemi me disa të vërteta. Astrologjikisht, na kërkohet të analizojmë të kaluarën dhe të përballemi me frikërat dhe traumat më të mëdha. Si do të ndikojë eklipsi hënor në secilën shenjë:

DASHI: Mund të keni probleme me vetëvlerësimin dhe kjo ndjesi do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt për pozicionin tuaj në situata të caktuara. Përpiquni të mos anashkaloni tiparet pozitive të karakterit tuaj si poziviteti dhe mbështjetja që u jepni të tjerëve. Edhe ju keni nevojë për pak dashuri.

DEMI: Dikush në jetën tuaj ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Gjatë kësaj kohe, mos e lini vetëm. Në këto raste, ndonjëherë është mirë të dilni nga zona juaj e rehatisë, sidomos kur dikush ka nevojë për ju. Jini aty për të dhe jepini mbështetje dhe shpresë.  

BINJAKËT: Gjatë këtij eklipsi, kini kujdes nga aksidente të vogla. Jini vigjilent dhe sigurohuni të shihni me kujdes rrugën. Merrni kohën tuaj dhe mos u nixtoni të merrni vendime. Mendoni me kujdes se cilat janë hapat e radhës dhe mos nënshkruani kontrata deri javës tjetër. Nëse nënshkrimi i tyre është i paevitueshëm, lexojini me kujdes deri në fund. Kushtojini vëmendje çdo detaji.

GAFORRJA: Ndajini shqetësimet dhe mendimet me partnerin tuaj. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të çliroheni. Bëni një takim romantik dhe përpiquni të lidheni sa më shumë shpirtërisht. Për ju, ka vetëm lajme të mira dhe romanca është kudo në ajër.

LUANI: Kjo nuk është koha e duhur për të bërë ndryshime në shtëpi, pasi përveç eklipsit, mos harroni se Mërkuri është në prapavijë. Nëse nuk po i rezistoni dot tundimit për të përmirësuar banesën tuaj, niseni me hapa të vegjël. Mund të blini jastëkë ose një qilim të ri.

VIRGJËRESHA: Jeni shumë konfuzë pasi po merrni lajme nga miq dhe partnerë të vjetër të cilët mendonit se i kishit lënë pas. Përpiquni të merrni pak kohë për të reflektuar nëse i doni sërish këta njerëz në jetën tuaj. Mos harroni se Mërkuri është në prapavijë, ndaj mund të romantizoni situatat duke qenë se jeni nostalgjikë.

PESHORJA: Kjo është më e mirë për të rishikuar financat tuaja. Lajmi i mirë është se së shpejti do të keni mundësi të bëni hapa përpara dhe të stabilizoheni. Kini kujdes nga shpenzimet e tepruara.

AKREPI: Mos u nxitoni në arritjen e objektivave. Jeni në rrugën e duhur dhe ky nuk është momenti për të bërë gabime. Mos bëni lëvizje impulsive dhe lajmet e mira mbajini për vete. Jo të gjithë ju duan të mirën.

SHIGJETARI: Ju duhet një pushim i gjatë, larg të gjithëve. Ndiheni të pamotivuar dhe sikur ju kanë rënë të gjitha energjitë. Kaloni pak kohë me veten tuaj dhe bëni aktivitete të cilat i shijoni. Fokusohuni tek rigjenerimi dhe fikeni telefonin.

BRICJAPI: Do të zbuloni se një mik i afërt nuk është ai që mendonit se ishte. Mund të zhgënjeheni pasi do të zbuloni disa thashetheme që mund të qarkullojnë. Kini kujdes nga lëndimi dhe mbroni zemrën tuaj. Vendosni kufij dhe bëni një diskutim të sinqertë.

UJORI: Vendosja e një ekuilibri midis jetës suaj personale dhe profesionale mund të jetë sfiduese pasi pjesën më të madhe të energjisë tuaj ia kushtoni punës. Lejojini vetes pak kohë me familjen dhe miqtë e afërt.

PESHQIT: Po përpiqeni të shmangni disa situata stresuese dhe konfuzuese, por njerëzit po j’ua vështirësojnë këtë proces. Mos u shqetësoni nëse nuk po e kuptoni çfarë po ndodh pasi nuk është problem nëse nuk kuptoni gjithçka që po ndodh. E vërteta del gjithmonë në dritë, ndaj jini të durueshëm. Së shpejti do të merrni përgjigje për të gjitha pyetjet që keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat