Një produkt i papritur heq në mënyrë më efektive grinë dhe zverdhjen nga rrobat dhe rikthen bardhësinë e tyre të ndritshme

Life style

Një produkt i papritur heq në mënyrë më efektive grinë dhe zverdhjen nga rrobat dhe rikthen bardhësinë e tyre të ndritshme

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një mënyrë efikase për të rikthyer bardhësinë e rrobave tuaja.

Nëse rrobat tuaja duken pak gri ose jo plotësisht të bardha, mbase është koha t’i freskoni ato. Veshjet e bardha shpesh nuk janë më praktiket dhe kujdesi për to kërkon ende përpjekje shtesë.

Megjithatë, një grua e cila merret me pastrimin dhe stilimin, ka ndarë një truk befasues që ajo pretendon se i mban të bardhat të duken me shkëlqim, raporton The Sun.

Domethënë, gjithçka që duhet të bëni është të derdhni ujë të ngrohtë në enë dhe të futni rrobat tuaja të bardha dhe një tabletë për proteza dhëmbësh. Do të largojë të gjitha njollat ​​nga rrobat dhe do t’u kthejë shkëlqimin.

Kjo video gëzoi shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe shumë prej tyre zbuluan se mezi prisnin të provonin trukun e saj.

“Duhet patjetër ta provoj këtë, por i dashuri im duhet të fillojë t’i ndajë të bardhat para larjes, – komentoi një përdoruese, ndërsa një tjetër shtoi: “Shkëlqyeshëm! Mezi pres të shoh rezultatet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat