A është e mundur të demaskosh një gënjeshtar? Ja si ta bëni atë

Life style

A është e mundur të demaskosh një gënjeshtar? Ja si ta bëni atë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Sipas ekspertëve, për të demaskuar një gënjeshtar mjafton ta shpërqendrosh ndërsa bën pyetje për faktet që dëshiron të verifikosh, duke i kërkuar të kryejë detyra specifike që kërkojnë një nivel të mirë përqendrimi.

“Gënjeshtrat dhe e vërteta mund të jenë po aq të besueshme për sa kohë që mendoni mirë për atë që po thoni,” shpjegojnë studiuesit. “Kur mundësia e përqendrimit humbet, e vërteta, nga natyra e saj, priret të mbizotërojë.”

Pjesëmarrësve iu kërkua të transkriptonin targat e disa makinave që u ishin treguar më parë. Ndërkohë, atyre iu kërkua të tregonin mendimin e tyre, të vërtetë apo të shpikur, mbi ngjarjet e lajmeve të marra nga shtypi. Detyra e intervistuesve ishte të identifikonin gënjeshtarët.

Sipas rezultateve të studimit, ata që gënjyen në test u identifikuan për mungesën e imtësive në përgjigjen e pyetjeve rreth versionit të tyre, për mungesën e qartësisë së ekspozimit.

Tregimi i një historie në mënyrë të besueshme kërkon vëmendje ndaj detajeve, një narrativë bindëse për të mos rënë në kontradiktë. Të gjitha aktivitetet që kërkojnë një shkallë të lartë përqendrimi: nëse kryhen ndërkohë që jeni duke përfunduar një detyrë tjetër komplekse, si mbajtja mend e sekuencave të gjata të shkronjave dhe numrave, ato mund ta çojnë trurin tonë në qarqe të shkurtra të papërshtatshme.

“Gënjeshtrat dhe e vërteta mund të jenë po aq të besueshme për sa kohë që mendoni mirë për atë që po thoni,” shpjegojnë studiuesit. “Kur mundësia e përqendrimit humbet, e vërteta, nga natyra e saj, priret të mbizotërojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat