Studimi: Pirja e verës së kuqe i bën meshkujt më të mirë në shtrat

Life style

Studimi: Pirja e verës së kuqe i bën meshkujt më të mirë në shtrat

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Ata që kërkojnë të rrisin aftësitë e tyre në shtrat mund të përfitojnë nga pirja e verës, ka pohuar një studim i ri.

Studiuesit panë studimet e 30 viteve të fundit dhe kanë thënë se konsumimi i një sasie të moderuar të verës së kuqe mund të ndihmojë në rritjen e dëshirës së tyre për seks.

Sipas raportit të botuar në Journal of Clinical Medicine , mund të ndihmojë me probleme të tilla si mosfunksionimi erektil dhe rritja e testosteronit.

Studimi i quajtur “Vera e kuqe dhe funksioni seksual tek meshkujt” zbuloi gjithashtu se mund t’i ndihmojë gratë të rrisin edhe dëshirën e tyre seksuale.

Polifenolet janë antioksidantë të fortë që punojnë për të përmirësuar funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Kjo përmirëson rrjedhjen e gjakut në pjesë të tjera të trupit, siç janë organet seksuale.

Njerëzit që ndonjëherë shijojnë lloje të tjera të alkoolit, si vera e bardhë, thuhet se kanë më pak gjasa të përfitojnë.

Megjithatë, studiuesit, të cilët janë me bazë në Itali, thanë se sekreti i suksesit është konsumimi i pijeve me moderim.

Kjo është për shkak se pirja e tepërt e pijeve alkoolike mund të pengojë jetën tuaj seksuale dhe shëndetin e përgjithshëm.

Polifenolet kanë veti të forta antioksiduese, të cilat ndalojnë radikalet e lira dhe kimikatet e tjera që të shkaktojnë stres oksidativ që mund të dëmtojë qelizat.

Sipas The New York Post , stresi oksidativ është gjithashtu i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore si kanceri, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, artriti, çrregullimet e imunitetit, emfizema, sëmundja e Parkinsonit dhe gjendje të tjera.

Në përfundim të studimit, raporti zbuloi se “vera e kuqe, nëse konsumohet në moderim, mund të jetë potencialisht e dobishme për pacientët me mosfunksionim erektil, si dhe mund të ndikojë pozitivisht në funksionin riprodhues përmes mekanizmave që varen nga vetitë vazorelaksuese të verës së kuqe dhe vetitë e saj antioksiduese.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat