Pse nuk duhet të ecni në shkallët lëvizëse, ç’duhet të bëni kur ato ndalojnë?!

Life style

Pse nuk duhet të ecni në shkallët lëvizëse, ç’duhet të bëni kur ato ndalojnë?!

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Ndodheni në një qendër tregtare për të bërë blerjet e radhës dhe ju duhet të përdorni shkallët lëvizëse, por ato papritur ndalojnë.

Mund të jetë një defekt që nuk dihet kur rregullohet. Ju zgjidhni t’i përdorni thjesht si shkallë dhe të lëvizni apo do të prisni?

Nëse zgjidhni të hipni në shkallët e ndaluara dhe të lëvizni, na vjen keq t’ju themi dhe keni bërë zgjedhjen e gabuar. Po vendosni veten në rrezik, pasi shkallët lëvizëse nuk janë projektuar për t’u përdorur si shkallë të rregullta.

Në rast se shkallët lëvizëse kanë ndalur për shkak të një dështimi mekanik, për shembull frenat kanë ndaluar së funskionuari, ato mund të rrotullohen papritur. Ju nuk e dini kur mund të rifillojnë të punojnë dhe mund të rrëzoheni. Shkallët lëvizëse janë më të larta se shkallët e zakonshme, ndaj mund të lëndoheni.

Ndërkohë, shkallët lëvizëse janë krijuar për të mbajtur vetëm një ngarkesë të caktuar në të njëjtën kohë. Kur njerëzit qëndrojnë njëri pas tjetrit në njërën ana, pesha mund të tejkalohet dhe shkalla të shembet.

Një tjetër arsye se përse nuk duhet të lëvizni në shkallët lëvizëse kur kanë ndaluar, lidhet me “fenomenin e shkallëve të thyera” që mund të përjetojë truri juaj.

Sa herë që hipni ose ecni në një shkallë lëvizëse që funksionon siç duhet, truri juaj e shënon atë si një objekt në lëvizje. Ai rregullon kontrollin motorik të këmbëve tuaja dhe mekanizmat e ekuilibrit të veshit tuaj të brendshëm për t’u përshtatur me këtë lëvizje. Kështu që, edhe kur shkallët nuk lëvizin, truri juaj i njeh ato si shkallë lëvizëse, ndaj do t’i duket e panatyrshme një situatë e tillë.

Në vitin 2015, metroja e Londrës kreu kërkime për të parë nëse është më efikase të qëndrosh në këmbë apo të ecësh në një shkallë lëvizëse. Doli se shkallët lëvizëse ku njerëzit qëndronin në këmbë në stacionin Holborn mund të transportonin deri në 30% më shumë njerëz gjatë orëve të pikut sesa shkallët lëvizëse që lejojnë këmbësorët të lëvizin.

Në shkallët lëvizëse më të larta, shumica e njerëzve priren të qëndrojnë në këmbë në vend që të ecin, duke lënë hapësirë ​​të papërdorur në anën e majtë. Kur hipni në një shkallë lëvizëse, përqendroheni kryesisht në ruajtjen e ekuilibrit dhe vështirë se i kushtoni vëmendje detajeve të vogla. Ju nuk do ta vini re hendekun kur gjithçka është në rregull, por nëse shkallët lëvizëse dalin jashtë funksionit, mund të keni vështirësi. Nëse me çantë apo sende të tjera, ju prekni në atë të shkallëve, ku ndodhen disa furça të vënë me funksion mbrojtës, mund të ndërpritet puna e motorëve dhe të bëhet shkak aksidenti. Furçat e shkallëve lëvizëse janë vendosur për të ndaluar objektet e huaja të futen brenda hapësirës. Disa shkallë lëvizëse kanë gjithashtu një kufi të verdhë për të treguar rrezikun dhe për t’u kujtuar pasagjerëve që të mos qëndrojnë shumë afër skajeve.

Koncepti i shkallëve lëvizëse është shumë më i vjetër nga sa mund të imagjinohet. Paraardhësit e tyre u përdorën për ndërtimin e Piramidës së Madhe në Giza në Egjipt. Ata vendosën mbi 2 milionë kube guri në trungjet e pemëve për t’i rrokullisur rreth vendit të ndërtimit. Ideja e rrotullimit të vazhdueshëm të në shkëmbinjtë e transportuar u bë një nga parimet bazë për shkallët lëvizëse të ardhshme.

Ndërkohë, inxhinieri amerikan Jesse Reno, mori patentën për shpikjen e tij në vitin 1892. Ai njihej si “ashensori i pjerrët” dhe u instalua në skelën e vjetër të hekurit në Coney Island në qytetin e New York-ut. Ishte jashtëzakonisht popullor dhe 75.000 njerëz e provuan shpikjen gjatë 2 javëve që u shfaq. Rripi transportues me avull lëvizte në një kënd 25°, ishte metal me një sipërfaqe të dhëmbëzuar, njëlloj si shkallët lëvizëse që njohim dhe duam sot.

Me kalimin e viteve, shkallët lëvizëse kanë transformuar blerjet dhe falë tyre dyqane apo qendrat tregtare janë rritur dhe kanë marrë përmasa gjigante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat