Grindjet me familjarët dëmtojnë shëndetin më shumë se sherret me partnerin

Life style

Grindjet me familjarët dëmtojnë shëndetin më shumë se sherret me partnerin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Marrëdhëniet e tensionuara me anëtarët e afërt të familjes, siç janë motrat dhe prindërit, janë më të dëmshme sesa mosmarrëveshjet me partnerin tuaj. Grindjet e shumt në familje nuk janë të këqija vetëm për marrëdhëniet, por edhe për vetë shëndetin. Dhe pasojat gjithashtu mund të jenë mjaft serioze.

20 vjet studim

Marrëdhëniet e vështira me të afërmit mund të dëmtojnë më shumë sesa mosmarrëveshjet me partnerin tuaj. Kjo konfirmohet nga të dhënat nga një hulumtim i qendrës mjekësore Jugperëndimore, botuar në Gazetën e psikologjisë familjare.

Dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi, stres dhe depresion, deri në shfaqje më serioze të pasojave si psh: goditja në tru: këto janë sëmundjet më të shpeshta si rrjedhojë e tensioneve të shpeshta familjare. “Ne zbuluam – shpjegon Sarah B. Woods, autore e studimit – se klima emocionale e familjes kishte një efekt të madh në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë zhvillimin ose përkeqësimin e sëmundjeve kronike siç janë goditja në kokë dhe dhimbja e kokës. Përkundër hulumtimeve të mëparshme, të cilat zbuluan se marrëdhëniet intime kishin një efekt të fortë në shëndetin fizik, ne nuk morëm të njëjtat rezultate”.

Tensionet në familje: dhimbje koke, dhimbje në stomak dhe goditje në tru

Studiuesit analizuan të dhënat e 2,802 pjesëmarrësve në një studim, Zhvillimi Midlife në SH.B.A., i kryer te të rriturit midis 1995 dhe 2014. Të dhënat u grumbulluan në tre cikle kohore: ndërmjet 1995 dhe 1996, midis 2004 dhe 2006 dhe ndërmjet 2013 dhe 2014. Grupi u mor në pyetje në lidhje me marrëdhëniet familjare dhe marrëdhëniet me partnerin. Shëndeti i pjesëmarrësve u ekzaminua, duke zbuluar probleme të tilla si dhimbje koke, dhimbje në stomak dhe goditje në tru, në 12 muajt paraprakë të mbledhjes së të dhënave (për secilin cikël kohor). Studimi zbuloi se diskutimet familjare ishin të lidhura me sëmundje kronike 10 vjet më vonë gjatë raundit të dytë dhe të tretë të zbulimit. Përkundër pritshmërive, nuk ka pasur efekte domethënëse të tensioneve me partnerin në shëndet.

Një kuriozitet

Autorët e studimit u befasuan nga rezultatet që nuk treguan efekte shëndetësore të marrëdhënieve me partnerët. “Kjo mund të ndodhë për faktin se marrëdhënie të tilla mund të prishen, ndërsa marrëdhëniet me anëtarët e familjes janë përgjithmonë “. shpjegon autorja e studimit Sarah B. Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat