Keni parë kacabunj në shtëpinë tuaj? Mund të shpëtoni prej tyre me tri mënyra të thjeshta

Life style

Keni parë kacabunj në shtëpinë tuaj? Mund të shpëtoni prej tyre me tri mënyra të thjeshta

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Gjetja e kacabunjve në shtëpinë tuaj nuk është aspak një pamje e këndshme. Mendimi i parë është padyshim të thërrisni ekspertët për dezinfektim, por ka mënyra të tjera për t’i larguar me mjetet dhe ushqimet që përdorni çdo ditë.

Sipas Natasha Wright, një entomologe e certifikuar dhe drejtore teknike në Braman Termite & Pest Elimination, lufta kundër buburrecave nuk duhet të përfshijë kimikate të ashpra dhe toksina.

Kafja, limoni dhe detergjenti për larjen e enëve kanë rezultuar të jenë efektivë në vrasjen e kacabunjve.

Llumi i kafesë

Mund ta përdorni llumin e kafes në mënyra të ndryshme. Shpesh përdoret në kopshtari dhe shpesh si pastrim natyral i trupit. Megjithatë, mund të përdorni llum kafeje për t’i penguar kacabunjtë duke bërë një kurth për ta, sepse tërhiqen nga aroma e kafesë.

Llumin duhet ta vendosni në gota letre dhe më pas t’i vendosni në enë të mbushura me ujë. Ato duhet të vendosen pranë vendit ku i keni pikasur insektet.

Lëng limoni

Lëngu i limonit ofron një mundësi për të eliminuar erën e ëmbël, pasi limonët përmbajnë veti natyrore që largojnë insektet. Duhet të përzieni disa litra ujë me të cilin planifikoni t’i pastroni sipërfaqet me dy deri në tri lugë lëng limoni dhe t’i pastroni sipërfaqet ku ka kacabunj.

Detergjent për larjen e enëve

Detergjenti i enëve është një heqës mjaft i fortë i njollave, por përzierja e ujit dhe detergjentit për larjen e enëve mund t’i mbysë dhe të vrasë kacabunjtë. Mjafton të përzieni katër lugë gjelle detergjent enësh në një litër ujë dhe t’i pastroni vendet ku i keni vënë re insektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat