“Sa e do rrogën?” Ja si t’i përgjigjemi pyetjes së sikletshme gjatë një interviste pune

Life style

“Sa e do rrogën?” Ja si t’i përgjigjemi pyetjes së sikletshme gjatë një interviste pune

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Momenti i një interviste pune bëhet akoma më i sikletshëm kur punëdhënësi na pyet se sa para kërkojmë, pra sa e duam rrogën.

Balancat janë delikate.

Siç këshillon Gala Jackson, trajner i karrierës, nëse pyetja bëhet përpara se punëdhënësi i mundshëm të ketë përshkruar me saktësi detyrat tona, është një mundësi e mirë për të kërkuar më shumë sqarime duke iu përgjigjur diçkaje si kjo: ” Shpërblimi është sigurisht një faktor i rëndësishëm për mua, por përpara se ta diskutojmë do të doja të dija më shumë për rolin dhe përgjegjësitë që do të kem në kompani .’

Nëse punëdhënësi i ardhshëm këmbëngul në pyetjen e tij fillestare, ju gjithashtu mund t’i ktheheni temës së mëparshme duke pyetur: “Cili është diapazoni i pritshëm i pagave për këtë pozicion?”

Nëse edhe atëherë nuk ju jep një informacion të caktuar, do të jetë shqetësuese për besueshmërinë e kompanisë dhe ofertën e veçantë profesionale.

Përveç parave, më në fund, është mirë të sqarohen paraprakisht edhe përfitime të tjera të mundshme që shoqërojnë pozicionin specifik, si shpërblimet, fondi i sigurimit, çdo sigurim privat dhe fleksibilitet në orë, duke i kërkuar punëdhënësit të ardhshëm t’ju informojë për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat