Shenjat që do të ndikohen më shumë nga Merkuri në Peshore

Life style

Shenjat që do të ndikohen më shumë nga Merkuri në Peshore

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Njihuni me shenjat e zodiakut që do të ndikohen më shumë nga Merkuri në Peshore!

Luani

Vetëm nëse i përkisni dekadës së tretë do të jeni të pakënaqur nga ky Merkur, më 20/10, sepse do të sjellë zhvillime të pakëndshme në lidhje me punën apo marrëdhëniet me kolegët. Nga atje, nëse jeni i dekadës së dytë ose të tretë , nuk keni pse të shqetësoheni për asgjë. Përditshmëria juaj do të jetë e mbushur me momente të bukura, me miq, të afërm dhe të njohur ndërsa disa nga punët tuaja do të zgjidhen në mënyrën më të mirë – transmeton Top Channel.

Ujori

Periudha ideale për ju që jeni në dekadën e parë apo të dytë është ajo me Merkurin në Peshore pasi do të jeni shumë më të qetë dhe më të relaksuar. Përveç kësaj, është e mundur të filloni një marrëdhënie me dikë që do t’ju japë stimulin për të trajtuar një hobi, interes ose njohuri të re që do t’ju zgjerojë horizontet. Nëse i përkisni dekadës së tretë, në datën 20 të muajit mund të mërziteni nga një lajm apo zbulim dhe të humbisni të gjitha idetë për një person që keni vlerësuar më parë.

Demi

Shenja e tretë jeni ju që ndikoheni kryesisht në rutinën tuaj të punës dhe sa i përket punëve që duhen bërë. Nëse i përkisni dekadës së parë ose të dytë, do të zbuloni se mbizotëron një atmosferë e këndshme. Ndoshta do të merrni një dhuratë ose do t’ju ofrohet një pozicion ndryshe nga ai që keni. Ju që i përkisni dekadës së tretë, rreth të 20-ës, duhet të jeni të kujdesshëm ku zhvillimet apo lajmet do të jenë të pakëndshme qoftë për ju, qoftë për një person që takoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat