4 shenjat e horoskopit që flasin pisët në krevat

Life style

4 shenjat e horoskopit që flasin pisët në krevat

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Komunikimi është një nga elementët që i duhet një çifti që të funksionojë, përfshirë edhe dhomën e gjumit. Të flasësh pisët në intimitet, por njëherësh edhe të mos e cenosh cilësinë e atij momenti është aftësi që jo të gjithë e kanë.

Si të mos ndihesh në siklet apo i/e detyruar për të folur me fjalor të pisët në shtrat është vetëm njëra anë e medaljes. Për fat të mirë, ka disa shenja në horoskop që e kanë shumë të thjeshtë kalimin e kësaj trampoline, nga fjalori i pisët në shtrat, te cilësia e një raporti intim.

Ja cilat janë këto katër shenja:

Binjakët

Të udhëhequr nga Merkuri, planeti i komunikimit, Binjakët dinë si të bëjnë magji me fjalët. Personalitetet e tyre të mprehta dhe lozonjare i ndihmojnë Binjakët të krijojnë rrëfime erotike që plotësojnë dëshirat e partnerit.

Peshorja

Të përfaqësuar nga ekuilibri, Peshoret duan t'i bëjnë të gjithë të ndihen sa më rehat. Për këtë arsye, kjo shenjë ka një aftësi për të krijuar atmosferë intime përmes fjalëve që i bëjnë partnerët të ndihen të dëshiruar.

Akrepi

Akrepët janë qenie super sensuale që duan të përziejnë gjërat në dhomën e gjumit. Kjo shenjë i kupton më mirë fantazitë e fshehura të partnerit dhe sigurohet që t'i prekë ata me fjalë të pista.

Bricjapi

Bricjapi ambicioz dhe i disiplinuar mund të mos duket si mjeshtër i fjalëve të pista, por të lindurit e kësaj shenje dinë si të shkëlqejnë në komunikimin e dëshirave dhe të sigurohen që partneri të ndihet i kënaqur në shtrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat