E dini numrin tuaj të jetës? Ja si ta llogarisni

Life style

E dini numrin tuaj të jetës? Ja si ta llogarisni

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Sipas numerologjisë, secili prej nesh ka një kombinim numrash unikë që na ndihmojnë në jetë. Numerologjia është konsideruar si një art mistik dhe sot, shumë njerëz, e besojnë po aq sa i besojnë edhe astrologjisë. Në këtë artikull do të gjejmë se si të llogarisim numrin tonë të jetës dhe patjetër të dini se çfarë kuptimi ka.

Hapi 1: Shkruani ditëlindjen në rend numerik, ku muaji të vendoset i pari, pastaj data e në fund, viti. Për shembull: 3 tetor 1992 do të bëhet 10/03/2992.

Hapi 2: Reduktoni këto shifra në numra të vetëm. Për ta bërë këtë duhet të mblidhni bashkë numrin 10: 1+0=1; 3 do të lihet 3 pasi është aktualisht numër i vetëm e ndërsa nga 1992-shi do të përftojmë numrin 21. (1+9+9+2= 21.) Pastaj, për të përftuar një numër të vetëm nga 21 do t'i mbledhim bashkë 2+1= 3.

Hapi 3: Mblidhni shifrat. Në shembullin tonë kemi 1,3,3. Pra, numri i jetës është 7. Nëse në rastin tuaj rezultati është një numër dy shifror, do të vazhdoni mbledhjen deri sa të përfundojë një numër i vetëm. 

Shtojcë: Përjashtim nga ky rast bëjnë vetëm numrat 11, 22, 33 të cilat konsiderohen si "numra hyjnorë" në numerologji. Nëse në përfundim del një nga këta numra, nuk ka nevojë t'i reduktoni në 1 të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat