Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit (disiplinës) në edukimin e fëmijëve?

Life style

Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit (disiplinës) në edukimin e fëmijëve?

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Ajo që shumë prindër nuk mund të kuptojnë, është se sa e dëmshme mund të jetë për një fëmijë mungesa e vënies së kufijve. Pa rregullin (disiplinën), fëmijët do të jenë të mangët në aftësitë e rëndësishme jetësore. Ja çfarë kanë konstatuar specialistët:

1.Fëmijëve do iu mungojë vetëkontrolli.

2.Ata nuk do të respektojnë prindërit ose figura të tjera që lidhen me autoritetin.

3.Ata nuk do të dinë se cila është sjellja e duhur.

4.Ata do të jenë imponues,egoistë dhe në përgjithësi një shoqëri e pakëndshme për të tjerët.

5.Ata nuk do të kenë aftësi sociale, të cilat janë të rëndësishme për të bërë shokë të rinj të tilla si: empatia (krijimi i ndërveprimit me të tjerët), durimi dhe të diturit se si të ndajmë me të tjerët.

6.Ata do të jenë të nxitur më shumë drejt sjelljeve negative, të cilat janë të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme për ata vetë dhe për të tjerët.

7.Ata do të jenë të palumtur.

Tipare të fëmijëve që janë rritur nëpërmjet rregullit, pra disiplinës.

Nga ana tjetër,fëmijët të cilët janë rritur në mënyrë të prerë por njëkohësisht me përkujdesjen dhe butësinë e duhur, kanë këto tipare, si më poshtme:

1.Kanë më shumë vetëkontroll dhe janë më shumë zot të vetes së tyre.

2.Janë më të përgjegjshëm dhe e shijojnë “të qenët të mirë” dhe të ndihmuarit e të tjerëve në shtëpi, në shkollë dhe të botës në përgjithësi.

3.Ata kanë më shumë vetëbesim. Ata e dinë që mendimet dhe ndjenjat e tyre do të dëgjohen dhe që prindërit e tyre i duan edhe kur ata bëjnë gabime.

4.Ata e dinë që janë përgjegjës për gabimet ose sjelljen jo të mirë të tyre dhe janë më të predispozuar për të bërë zgjedhje të mira sepse ata vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë, jo sepse i frikësohen ndëshkimit.

5.Ata janë të këndshëm dhe është kënaqësi të rrish me ta. Ata e kanë më të lehtë për të bërë shokë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat