Hapen për herë të parë: Historiani zbulon 100 letra dashurie dërguar marinarëve francezë 200 vjet më parë

Life style

Hapen për herë të parë: Historiani zbulon 100 letra dashurie dërguar marinarëve francezë 200 vjet më parë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:22
Ilustrim

Dikur të harruara në arkivat ushtarake britanike, letrat e dashurisë – 200-vjeçare – më në fund panë dritën e ditës, falë një profesori të Universitetit të Kembrixhit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për letra që kurrë nuk arritën te njerëzit që ishin të destinuar.

Dhe letrat e shkruara në shekullin e 18-të për marinarët francezë gjatë Luftës Shtatëvjeçare midis Francës dhe Britanisë së Madhe më në fund u hapën, duke ofruar dëshmi intime dhe historike.

Siç bëhet e ditur, ato fillimisht u konsideruan si dokumente pa interes ushtarak, andaj këto 104 letra u transferuan përfundimisht në Arkivin Kombëtar Britanik, ku mbetën të harruara në një kuti derisa tërhoqën vëmendjen e Renaud Morieux, një profesor historie në Universitetin e Kembrixhit.

“Unë thjesht kërkova të njihja këtë kuti për kuriozitet”, tha ai.

Gjetjet e tij u botuan më pas të martën në revistën akademike, Annales Histoire Sciences Sociales.

“E kuptova se isha personi i parë që lexova këto mesazhe shumë personale”, të grupuara në tre grumbuj dhe të mbajtura së bashku me shirita.

“Marrësit e tyre nuk ishin aq me fat dhe ishte shumë prekëse”, shpjegoi ai, duke shtuar se këto letra përmbajnë “përvoja universale njerëzore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat