Ia vlen një përpjekje e dytë?! 5 arsye për t’u kthyer me ish të dashurin

Life style

Ia vlen një përpjekje e dytë?! 5 arsye për t’u kthyer me ish të dashurin

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:52
Ilustrim

Janë pyetur disa specialistë për t’iu përgjigjur pyetjes një milion dollarëshe: A duhet të kthehesh përsëri me ish-të dashurin?

Nuk ka qenë çasti i duhur

Kaq shabllon, por çasti i duhur është gjithçka. Ndonjëherë dikush ka nevojë për ca arritje personale, është duke ndryshuar punën apo banesën, ose do të njohë njerëz të tjerë para se të arrijnë në pikën vendimtare. “Kam pasur një mikeshë që dilte me një djalë për ca muaj dhe ai se si u zhduk. Një vit më vonë, ai u rishfaq, por këtë herë i kishte gjërat në vijë në jetë për t’i kushtuar kohë, energji dhe dashuri marrëdhënies. Ata janë martuar dhe kanë dy fëmijë”, thotë këshilltarja e takimeve romantike Neely Steinberg, autore e Skin in the Game. Duhet të jeni të dy në të njëjtin çast të përshtatshëm për t’iu kushtuar marrëdhënies. Duhet të kalojë ca kohë për ta parë dikë edhe në një dritë tjetër kur mund të jetë njeri tjetër. Ndryshimet nuk ndodhin brenda natës.

Ke qenë emocionalisht rrëmujë kur jeni njohur

Ndoshta ju jeni takuar, kur ti ke qenë me dikë tjetër, ose sapo kishe dalë nga një marrëdhënie dhe duhet të shërohesh nga një plagë para se të nisësh të ndërtosh diçka të re. “Ndoshta ti mund të mendosh që je gati kur nis një marrëdhënie, por ndoshta je emocionalisht e mbërthyer pas një marrëdhënieje të pashëndetshme dhe mund të mos jesh gati t’i hapësh zemrën një djali tjetër, edhe pse ishi mund të ketë qenë një maskara, ndërsa ai që ke përballë një djalë i mrekullueshëm”, thotë këshilltarja e takimeve, Laurel House, autore e Screwing the Rules.

Ndarja të ka dhënë një perspektivë të re 

Ti kishe menduar që po të takoje një djalë tjetër, do gjeje çelësin e lumturisë. Por ja që nuk ka ndodhur kështu dhe ti ke filluar të kesh mall për atë që ishi i dha jetës tënde. “Mund të funksionojë nëse ke pasur mundësinë të ikësh dhe ta shohësh nga larg marrëdhënien, objektivisht, që është shumë e vështirë të ndodhë kur je në mes të saj. Ti mund të kesh provuar të njohësh djem të tjerë dhe gjatë këtij procesi ke pasur epifani për marrëdhënien e mëparshme”, thotë  Steinberg. Në këtë rast, mungesa mund ta bëjë zemrën tënde më të dashuruar, në mënyrë të mirë, të shëndetshme.

Përparësitë tuaja nuk ishin të ekuilibruara

Ka dëshira dhe nevoja. Nevojat janë ato elemente pa të cilat nuk jeton dot, ndërsa dëshirat janë elementet që do doje të kishe në jetë. “Ndoshta ti ngatërron ato që do: djem sexy, para, argëtim, me ato që ke nevojë, që është një person mbështetës emocionalisht dhe financiarisht, i përkujdesur dhe mirëkuptues. Mund të ketë ndodhur që përparësitë e tua nuk kanë qenë të njëjta”, thotë Houes. Për shembull, spontaniteti i vazhdueshëm i ishit, apo profesioni jokonvencional, mund të mos jenë katastrofa, por thjesht ndryshime mes jush. Nëse mendësia jote ka ndryshuar dhe mbi të gjitha, ishi të ka bërë të lumtur, marrëdhënia mund t’ia vlejë të rinisë.

Ke pasur në kokë një plan strikt

Jeta nuk rrjedh sipas hapave që ke menduar. “Ti mund të  duash propozim, martesë, pasardhës, por ai mund të mos jetë  gati. Ai nuk ka qenë gati për të ecur me shpejtësinë tënde, kështu që ti e le për të gjetur dikë tjetër me të njëjtin plan si ty”, thotë House. Por mundet që askush nuk i afrohet ishit tënd dhe ti ke lënë djalin që mund të kishte qenë i duhuri. Nëse ke pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe mund të jesh treguar e paarsyeshme, kërko pak kohë për menduar nëse ju të dy mund të doni në thelb të njëjtat gjëra dhe mund të nisni gjithçka nga e para.

Nëse vendos për një herë të dytë, mos harro që ndarja ka krijuar një klimë mosbesimi dhe ti duhet ta korrigjosh atë. Duket sikur bëni dhjetë hapa pas, për një para, po duhet. Kjo fazë nënkupton një bisedim të sinqertë për atë që nuk funksionoi herën e parë dhe pse këtë herë do jetë ndryshe. “Nëse keni kaluar ca kohë të ndarë dhe keni kuptuar ccfarë problemesh kishit, dhe që historia juaj ia vlente, duhet ta riprovoni”, thotë Steinberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat