A zgjoheni herët në mëngjes? Mund ta keni trashëguar nga Neandertalët në epokën e akullnajave

Life style

A zgjoheni herët në mëngjes? Mund ta keni trashëguar nga Neandertalët në epokën e akullnajave

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Nëse jeni një person që zgjoheni herët në mëngjes, e gjitha kjo mund të lidhet me prejardhjen tuaj.

Janë këto rezultatet e një studimi që janë publikuar në revistën Shkencore “Genome Biology and Evolution” që ka zbuluar se një pjesë e ADN-së së Neandertalëve që mbetet tek njerëzit sot, lidhet edhe me zgjimin herët në mëngjes.

E gjitha lidhet me ritmin cirkadian, ritmi i cili shërben si udhërrëfyes për trupin e njeriut dhe na lejon të kuptojmë se kur është koha për të ngrënë, për të fjetur apo për tu zgjuar. Për të realizuar këtë studim janë përdorur një grup prej 246 gjenesh të lidhura me këtë ritëm të trupit të njeriut.

Studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar varante gjenetike të ndryshme, të cilat nxorën në pah edhe lidhjen mes njerëzve të ditëve të sotme dhe neandertalëve. Janë më shumë se 500 mijë vullnetarë që kanë dhënë informacionet gjenetike të tyre të cilat janë të paidentifikuara në mënyrë që studiuesit të mund të bënin këto studime në lidhje me njeriun e sotëm dhe paraardhësve tanë. Neandertalët janë një specie e zhdukur e njeriut që u shpërnda gjerësisht në botë përgjatë epokës së akullnajave nga 40 mijë vite më parë deri në 130 mijë vite më parë.

Me siguri ju ka ndodhur të zgjoheni gjatë natës dhe mos t’ju zërë më gjumi. Cilido qoftë shkaku, nëse zgjoheni shpesh natën, duhet të shmangni dy gabime. Ekspertja e gjumit, Biquan Luo, ka treguar për New York Post se çfarë do t’ju ndihmojë të flini më shpejt pasi të zgjoheni gjatë natës.

Gjëja më e mirë për të bërë nëse zgjoheni në mes të natës është të qëndroni të vendosur. Përpiquni të relaksoheni dhe të flini përsëri. Mund të provoni edhe disa teknika gjumi, si ushtrimet e frymëmarrjes dhe të dëgjoni zhurma të lehta. Nëse akoma nuk mund të flini, prisni 10 deri në 15 minuta para se të ngriheni nga shtrati. Përpiquni të shkoni në një vend të qetë dhe të rehatshëm, si divani dhe të lexoni një libër ose të bëni diçka qetësuese derisa të bini përsëri në gjumë. Ajo që nuk duhet të bëni kurrsesi është të merrni telefonin ose të shikoni orën. Kontrollimi i orës mund të rris stresin dhe ta vështirësojë gjumin. Telefoni mund të jetë shumë stimulues, gjë që ju pengon më tej të relaksoheni dhe të bini në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat