Sa kilogramë mund të humbni vetëm duke reduktuar kaloritë dhe duke ecur

Life style

Sa kilogramë mund të humbni vetëm duke reduktuar kaloritë dhe duke ecur

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Mund të humbni një numër të konsiderueshëm kilogramësh duke ecur dhe duke reduktuar marrjen e kalorive, por për të pasur rezultate të qëndrueshme, këshillohet që të mos humbni shumë kalori.

Përkatësisht, për humbjen afatgjate të peshës, duhet të humbni një kilogram në javë, që do të thotë se në mënyrë ideale duhet të eliminoni 250 deri në 500 kalori në ditë nga dieta juaj dhe të digjni 250 deri në 500 kalori në ditë përmes ushtrimeve.

Gjysmë kilogrami është afërsisht 3.500 kalori. Për të humbur një kilogram në javë, do t’ju duhet të reduktoni marrjen e kalorive përmes dietës dhe aktivitetit fizik nga 3.500 deri në 7.000 kalori.

Për të përcaktuar se sa kalori duhet të merrni në ditë për të arritur deficit kalorish, duhet të zbrisni 500 kalori nga marrja juaj e përditshme.

Sipas hulumtimeve nga Harvardi, një person 70 kilogramësh mesatarisht djeg mesatarisht 300 kalori në një orë ecje (ndërmjet 240 dhe 723 kalori), nëse i duhen rreth 17 minuta për të ecur 1.5 kilometra. Me atë peshë dhe ritëm, për të humbur një kilogram në javë, do t’ju duhet të ecni 90 minuta ose më shumë në ditë.

Mënyra më e mirë për të shmangur kilogramët e tepërt është të eliminoni pijet me sheqer nga dieta juaj, sepse ato përmbajnë një numër të madh kalorish. Gjithashtu, duhet të reduktoni porcionet e vakteve tuaja dhe t’i zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe të yndyrshme me ushqime më të shëndetshme.

Krahas kësaj, është shumë e rëndësishme të shkruani se çfarë dhe sa hani, duke përfshirë numrin e kalorive. Më pas, me ndihmën e pajisjeve inteligjente, regjistroni kaloritë që keni humbur gjatë ecjes.

Së fundi, zbritni numrin e kalorive që keni humbur duke ecur nga totali i kalorive që keni marrë përmes ushqimit për të parë nëse e keni arritur qëllimin tuaj të kalorive për ditën e caktuar.

Humbja e një kilogrami peshë çdo javë do t’ju ndihmojë të humbni deri në katër kilogramë në muaj dhe gjëja më e mirë në lidhje me këtë mënyrë të humbjes së peshës është se ajo është afatgjate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat