Gabimi i prindërve për parandalimin e të ftohtit të fëmijëve

Life style

Gabimi i prindërve për parandalimin e të ftohtit të fëmijëve

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar rrufën apo të ftohtin?

Derisa nuk mund të ketë një kurë për të parandaluar të ftohtin, shumë prindër përdorin mënyrat e tyre për të ndalur rrufën. Por një studim i ri mund të provojë se këto metoda popullore të parandalimit nuk janë aq efektive sa mendojnë njerëzit.

Sipas sondazhit kombëtar të Spitalit të Fëmijëve të C.S. Mott për Shëndetin e Fëmijëve, 70 për qind e prindërve përdorin “strategji popullore” për të mbrojtur fëmijët e tyre nga ftohjet. Këto janë truket që nuk janë të bazuara në shkencë, ka gjasa të kalohen nga gjeneratat e mëparshme, si për shembull të mos dalin jashtë me flokë të lagur.

Studimi i Universitetit të Miçiganit, i cili hulumtoi 1,119 prindër amerikanë, të cilët kanë fëmijë në moshën pesë dhe 12 vjeç, gjithashtu zbuluan se 51 përqind e prindërve u japin fëmijët e tyre vitamina ose suplemente që reklamohen për të parandaluar ftohjet, pavarësisht fakti që nuk ka prova bindëse se këto në të vërtetë funksionojnë.

“Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se cilat strategji të parandalimit të ftohjes janë të bazuara në prova”, shpjegoi bashkëdrejtuesi i sondazhit Gary Freed, në një deklaratë. “Ndërsa disa metoda janë shumë të efektshme në parandalimin e fëmijëve nga marrja e një të ftohti, të tjerat nuk janë treguar që vërtet të bëjnë ndonjë ndryshim.”

Megjithatë, ka një lajm të mirë. Rezultatet e anketës treguan se pothuajse të gjithë prindërit (99 përqind) nxitën zakonet e mira të higjienës personale, siç janë larja e duarve shpesh dhe jo ndarjen e pijeve, për mbrojtur fëmijët e tyre nga ftohja.

“Kjo qasje është në përputhje me shkencën se si përhapen zakonisht ftohjet,” thotë raporti, duke shtuar se mënyra më e zakonshme për të përhapur virusin e të ftohtit nga një person në tjetrin është përmes pikave të mukozës. Këto mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me personin e sëmurë ose përmes ajrit.

Studiuesit gjithashtu këshillojnë prindërit se “strategjia më e mirë është që prindërit të përqendrojnë përpjekjet e tyre parandaluese në zvogëlimin e përhapjes së viruseve përmes vëmendjes së fortë ndaj larjes së duarve dhe shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat