Rregulli 5.5 cm: Formula që tregon se cila gjatësi e flokëve ju përshtatet më shumë

Life style

Rregulli 5.5 cm: Formula që tregon se cila gjatësi e flokëve ju përshtatet më shumë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:43
Ilustrim

Keni dashur gjithmonë të dini se si mund të dukeni me flokë të shkurtër, ose anasjelltas, a do të më dukeshin më mirë flokët e gjatë?

Një formulë e thjeshtë ju jep mundësinë të mos rrezikoni para kohe.

Pe nëse kurioziteti është kaq i fortë dhe gjithmonë keni pyetur veten se cila është gjatësia më e përshtatshme e flokëve për ju, tani kemi përgjigjen.

Rregullin e 5.5 cm.

Masa magjike është zbuluar nga stilisti avantgard i flokëve dhe inovatori i produkteve John Frieda dhe “sekreti është te këndet. John ka studiuar fytyrat dhe ka vënë re që kocka e nofullës përcakton nëse dikush do dukej më mirë me flokë të shkurtër apo të gjatë”,- thotë stilisti i vjetër në sallonin John Frieda në Britani dhe drejtori ndërkombëtar i trajnimeve të Color Wow, Giles Robinson. Ata thonë që përfundimi është një matës i besueshëm, i lehtë, por i saktë, që tregon nëse fytyra përshtatet me flokë të shkurtër apo të gjatë.

Për ta provuar, vendos një laps drejt, poshtë mjekrës, dhe një vizore poshtë veshit, vertikalisht. Nëse maja e lapsit shkon në një pikë që është më pak sesa 5.5 ose 5.7 cm nga fundi i veshit, ti do dukesh shumë bukur me flokë të shkurtër dhe nëse është më e madhe, flokët e gjatë do ishin zgjidhja ideale.

Kjo funksionon me Michelle Williams dhe Kim Kardashian (në foto) dhe kur ti mendon për shembuj të tjerë tipikë si Audrey Hepburn pranë Sarah Jessica Parker kjo bëhet shumë e qartë. Prova me selfie me flokë të mbledhur që të duken si të prerë, i takon së shkuarës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat