Si t’i largoni emocionet negative?

Life style

Si t’i largoni emocionet negative?

Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Gjeni kohë për veten tuaj, duke siguruar një qetësi dhe duke mos lejuar që t’ju pengojë ndonjë gjë. Shtrijuni në shpinë, qetësohuni dhe përkujdesuni që trupi juaj të marrë frymë.

Përqendrojeni vëmendjen në pleksusin solar, “çakrën”, e cila më së shumti është e ekspozuar ndaj ndikimeve të ambientit të jashtëm.

Kjo “çakër” që gjendet në bark, tre-katër gishta mbi kërthizë, është e ngarkuar me marrjen e energjisë dhe informatave nga ambienti i jashtëm, si dhe përpunimin e tyre. Çdo kontakt me ndonjë person tjetër, çdo situatë e re, automatikisht e aktivizon pleksusin solar që të pranojë informata të reja, duke analizuar dhe mësuar nga to.

Te shumica prej nesh, pleksusi solar është i papastër, meqë jemi të ngarkuar me emocione negative të ambientit. Për këtë shkak, me anë të fuqisë mendore pastrojeni çakrën nga frika. Këtë ushtrim duhet ta bëni çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat