Ju ka ndodhur të tërhiqeni nga dikush që ngjan me prindërit tuaj? Ja si e shpjegojnë ekspertët

Life style

Ju ka ndodhur të tërhiqeni nga dikush që ngjan me prindërit tuaj? Ja si e shpjegojnë ekspertët

Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Me ose pa vetëdije, të gjithëve u ka ndodhur dhe ekspertët e kanë konfirmuar se po, njerëzit kanë tendencën të tërhiqen ndaj partnerëve që ngjajnë me prindërit e tyre. Mund të tingëllojë çuditshëm, por ndodh më shpesh se sa e mendon.

Para se të panikosesh, ndalo dhe na lexo. Ekspertët saktësisht NUK thonë se tërhiqesh ndaj prindërve të tu, por kërkon te personi tjetër një model që është përkujdesur për ty gjithë jetën, qysh prej momentit kur ke qenë një bebe.

Sipas tyre, ne kemi tendencën të kërkojmë dhe të gjejmë partnerë që ngjasojnë me njerëzit që na kanë formuar përshtypjet e para, që ndikojnë në formimin e personalitetit tonë, për mirë ose jo.

Familja është kontakti i parë me zhvillimin individual dhe me perceptimin që kemi për botën, duke u munduar të gjejmë se ç’është më e shëndetshmja, më e mira, apo më e drejta për ne. Me pak fjalë, imazhet dhe njerëzit me të cilët ne ndërveprojmë për vite me radhë kanë një ndikim tejet afatgjatë te partnerët që ne zgjedhim.

Gjithsesi, kjo nuk ka të bëjë vetëm me prindërit, por edhe me kujdestarët dhe njerëzit që të kanë rritur. Personat e parë që të kanë mësuar se si të ndërveprosh me botën, janë modelet që do të duash të ketë edhe partneri/ja jote.

Duhet theksuar se tërheqja është më shumë sesa thjesht tërheqja seksuale kundrejt dikujt tjetër. Ti kërkon te dikush tjetër tiparet e ngjashme me personat që të kanë rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat