Datat më të mira për t’u martuar në 2024-ën, sipas astrologes

Life style

Datat më të mira për t’u martuar në 2024-ën, sipas astrologes

Më: 19 janar 2024 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Duke qenë se kemi hyrë në një vit të ri, jo gjithnjë jemi të sigurt për të papriturat që do të na vijnë, por fatmirësisht, yjet na tregojnë surprizat, madje edhe datat kur duhet të martohemi. Sipas astrologes Stina Garbis, këto janë ditët perfekte për të kurorëzuar dashurinë:

17 shkurt – Afërdita do të jetë në Ujor dhe do të bashkëveprojë me Plutonin, i cili gjithashtu do të ndodhet në këtë shenjë. Kjo, e bën 17 shkurtin një ditë të përsosur për të thënë betimet e dashurisë, pasi planeti i dashurisë dhe ai i martesës do të punojnë fort që dashuria jote të përballojë çdo sfidë.

24 mars – Më 24 mars, Afërdita do të jetë te Peshqit emocionalë dhe do të ndërveprojë me Jupiterin në Dem, për të të dhuruar një festë dhe më pas, një jetë magjike.

29 gusht – Në këtë datë, Afërdita do të jetë te Peshorja dhe në të njëjtën kohë, Plutoni në Ujor. Dashuria dhe romanca janë në ajër dhe do të bashkojnë forcat me Peshoren e balancuar dhe Ujorin revolucionar.

7 dhjetor – Kjo është një ndër ditat më të mira për t’u martuar në vitin 2024. Jo vetëm që dasmat janë të bukura në dhjetor, por sipas Garbis, planeti i dashurisë dhe Plutoni, planet ii martesës do të shtojnë dashurinë dhe do lidhja do të jetë thjesht kozmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat