Karakteristika dhe ndryshime që shfaqen tek fëmijët në moshën 9-vjeçare

Life style

Karakteristika dhe ndryshime që shfaqen tek fëmijët në moshën 9-vjeçare

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 23:08
Ilustrim

Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete.

Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brëndëshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën.

• Ai apo ajo, fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim.

• Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habije ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9-vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon.

• Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t'i tregojnë përralla apo t'i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë ngjarje të vërteta.

• Djemtë 9-vjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.

• Vajzat 9-vjeçare në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi)

• Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me shfaqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje.

• Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve.

Prandaj në këtë periudhe, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmëndëshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdeshëm me njëritjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet.

• Fëmija 9 vjeç një veprim që atij i kërkohet dhe e detyrojnë ta beje dhe të rriturit nuk e bëjnë vetë si psh fëmijës i kërkohet të heqi këpucët kur hyn në shtëpi dhe babai vete nuk e zbaton. Fëmija e interpreton si padrejtësi. Fëmija ende nuk ka mekanizma të kuptojë pse babai e bëri këtë veprim.

*Përkthyer nga Lira Gjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat