Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Life style

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Më: 15 mars 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ramazani është një periudhë e shenjtë për vetë-reflektim e mirësi, veçanërisht për besimtarët që agjërojnë.

Megjithatë, ka disa rregulla të tjera që duhen ndjekur në mënyrë që agjërimi të jetë i vlefshëm, shkruan Metro.co.uk.

Drejtori Ekzekutiv Muslim Charity Right, Sajad Mahmood thotë se agjërimi gjatë Ramazanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi është një kohë për të përmirësuar lidhjen me Zotin dhe një kohë për vetëkontroll.

“Ramazani është një muaj që duhet të shërbejë si muaj i ‘stërvitjes’ shpirtërore për pjesën tjetër të vitit. Qëllimi i Ramazanit është t’ju ndihmojë të krijoni zakone të mira për pjesën tjetër të vitit, në mënyrë që të jeni më të fortë shpirtërisht dhe mendërisht se sa keni qenë më parë”, u shpreh Mahmood.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me kontrollin e vakteve dhe agjërimin. Ka rregulla edhe në lidhje me marrëdhëniet intime gjatë këtij muaji. Shumë mund të pyesin nëse seksi lejohet gjatë Ramazanit.

A lejohen marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Realiteti është se shumë besimtarë – pavarësisht statusit të tyre martesor – mund të jenë seksualisht aktivë gjatë muajit të Ramazanit.

Megjithatë, ajo që lejohet dhe nuk lejohet ka të bëjë me orët e agjërimit.

Gjatë agjërimit, seksi është i ndaluar. Pasi të përfundojë agjërimi për ditën, marrëdhëniet intime lejohen derisa të rifillojë agjërimi në ditën tjetër.

“Përqafimi dhe puthja lejohen ndërmjet bashkëshortëve (gjatë orëve të ditës), përderisa nuk çon në më shumë se kaq”, shton Mahmood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat