7 shenja që tregojnë se jeni rritur nga prindër të papjekur emocionalisht

Life style

7 shenja që tregojnë se jeni rritur nga prindër të papjekur emocionalisht

Më: 15 mars 2024 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Fëmijëria duhet të jetë një fazë zhvillimi, edukimi dhe argëtimi, por për shumë fëmijë duket nuk është kështu. Disa fëmijë kanë prindër që mund t’u sigurojnë atyre gjithë të mirat materiale, por thjesht nuk dinë si t’i mbështesin emocionalisht. Këta lloj prindërish njihen në botën e terapisë si prindër të papjekur nga ana emocionale.

Por, cilat janë shenjat e tjera që i dallojnë këta lloj prindërish nga të tjerë!

#1 Nuk dinë të trajtojnë emocionet e fëmijëve të tyre

Prindërit e papjekur emocionalisht u transmetojnë fëmijëve problemet e të rriturve. Ata priren ta bëjnë këtë për shkak të hierarkisë që ekziston në marrëdhëniet prind-fëmijë. Prindërit që nuk janë në gjendje të rregullojnë veten, duhet të kenë shumë taktikë kur u drejtohen fëmijëve, sepse i shohin shpesh si “objekte” ku shkarkojnë gjithë nervat dhe pasiguritë e tyre.

#2 Kërkojnë mbështetje emocionale te fëmijët

Një tjetër shenjë e madhe është varësia nga fëmijët e tyre për mbështetje emocionale. Pra, shpesh, prindërit e papjekur emocionalisht presin që ju të dini se çfarë ata duan dhe për çfarë kanë nevojë. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, ata mund të shpërthejnë në mënyra të ndryshme.

#3 Kanë mungesë ndjeshmërie

Prindërit e papjekur emocionalisht nuk janë në gjendje të kuptojnë se si emocionet e tyre mund të ndikojnë te personat rreth tyre. Këta lloj prindërish mund të luftojnë për të kuptuar ndjenjat dhe nevojat e fëmijëve dhe jo vetëm!

#4 Ata luftojnë me kufijtë

Nëse prindi refuzon të respektojë kufijtë tuaj ose ka kufij të dyshimtë, ky është një flamur i kuq. Ndodh që gjetja e ekuilibrit mes prindërve dhe fëmijëve të jetë një ndarje shumë e brishtë që e bën edhe më të vështirë bashkëpunimin. Për shembull, nëse i kërkoni nënës suaj që t’ju telefonojë përpara se të vijë në shtëpinë tuaj, ajo mund të ofendohet dhe vazhdon e bën këtë pa paralajmërim. Sigurisht, që kjo sjell probleme në raportin prind-fëmijë.  

#5 Ata përdorin si armë ndjenjën e fajit

Ndërsa rriteni dhe punoni për të vendosur kufij me një prind të papjekur emocionalisht, mund të vëreni se ata përdorin turpin ose fajin si armë. Nëse ata ndihen të pakënaqur për sjelljen tuaj, me siguri që do të shmangin bisedat dhe takimet me ju.

#6 Ata shpesh kanë sjellje dhe reagime jo të qëndrueshme

Shpesh, kur një prind i papjekur emocionalisht ka një ditë të vështirë në punë, ata e bëjnë këtë problemin e të gjithëve, edhe pse kjo nuk ka të bëjë me fëmijët apo bashkëshortin/en. Kjo çon në shpërthime emocionale në familje sepse ata nuk kanë aftësinë për të rregulluar emocionet dhe për t’i mbajtur ato të ndara nga pjesëtarët e tjerë, qofshin fëmijët apo partneri/ja.

#7 Ata nuk e respektojnë individualitetin tuaj

Kur mendojmë për sisteme të shëndetshme familjare, prindërit i rrisin fëmijët e tyre që të jenë individë dhe persona të mirë. Kur respektoni individualitetin e fëmijës suaj, ju e shihni atë si dikush që ka vlera, besime dhe kufij. Por, një prind i papjekur emocionalisht nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe ndaj fillojnë problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat