Kujdesi ndaj lëkurës sipas moshës: Kur duhet të nisësh dhe ndryshosh rutinën

Life style

Kujdesi ndaj lëkurës sipas moshës: Kur duhet të nisësh dhe ndryshosh rutinën

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve nuk e dinë që rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të ndryshojë sipas moshës. “Pra ka përbërës specifikë që duhet t’i fusësh në rutinë në varësi të moshës dhe ndryshimeve që lëkura pëson”, shpjegon Dr. Sophie Shotter.

Po çfarë të duhet aktualisht dhe në vazhdim?

Adoleshenca: Kur je në këtë fazë prodhimi i kolagjenit është në kulmin e tij, ndaj lëkura do jetë mirë sido të shkojë. Ty të duhet veç dietë e balancuar, shumë ujë dhe acid hylauronik. Ndonjëherë mbase mund të fusësh dhe acid slicylic. Sigurisht, pa harruar SPF.

Në të 20-tat: Kur lëkura po piqet, mund të nisësh ta prezantosh me vitaminën C. Por pas të 25-tave prodhimi i kolagjenit bie ndaj duhet shtuar serumi me acid hylauronik, eksfiues AHA dhe përdorimi i SPF duhet të jetë i panegociueshëm.

Në të 30-tat: Në këtë moshë nisin shenjat e para të plakjes, rrudhat e vogla, tekstura ndryshon, elasticiteti bie, ndaj në këtë pikë duhet kujdes i shtuar me serume për sytë.

Në të 40-tat: Në këtë moshë lëkura fillon të humbasë elasticitetin, ndaj duhet shtuar kolagjeni në kujdesin e lëkurës dhe amino acidet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat