Si të ndalosh së dashuri dikë njëherë e mirë

Life style

Si të ndalosh së dashuri dikë njëherë e mirë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Të kalosh një ndarje duket aq e pamundur kur ndodh saqë bëhet e vështirë të vazhdosh normalisht jetën tënde. Ndonjëherë, lidhja mund të jetë duke mbaruar sepse dashuria është e njëanshme dhe ky është rasti më negativ i situatës. Dyshimet dhhe mosebsimi që i shtohet situatës nga detajet e tjera e bëjnë gjithçka akoma të vështirë.

Por ka mënyra për t’ia dalë dhe mund t’ia nisësh nga analiza e ftohtë e situatës, pra nxirr më vete arsyet pse ndodhi gjithçka. Mbështetu vetëm te faktet, jo te mendimet e tua ndikuar nga situata.

Mos i moho emocionet e tua. Lëri të vijnë dhe të shfaqen siç duan, derisa të shlyhen dhe të mbarojnë ciklin e tyre. Mohimi i ndjesive do të mbajë pas në kohë.

Nis të kërkosh emocione tek e ardhmja. Mbase një dashuri e re, ose më shumë kohë për pasionet e tua, secila prej tyre do të japë diçka me të cilën do merresh.

Jepi vëmendje marrëdhënieve të tjera që ke në jetën tënde, shoqërore ose familjare. Secila prej tyre, do ndikojë në procesin e shërimit shpirtëror.

Kalo më shumë kohë me veten. Të gjesh paqen me veten ndihmon shumë në procesin e vazhdueshëm të njohjes, të kuptuarit të ndjesive dhe qetësisë.

Pranoje se të mos duash, apo të tejkalosh një ndarje do kohën e saj dhe është një proces që në një moment do përfundojë si çdo gjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat