Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Life style

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Më: 19 mars 2024 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Është një nga të vërtetat e pashmangshme të jetës: marrëdhëniet mes një çifti mund të përfundojnë një ditë

Ndarja është pjesë e jetës, por duket se ka një tendencë të dukshme te burrat që mbeten në një raport toksik më gjatë se gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave.

Ekspertët e kanë një përgjigje për këto lloj raportesh që ata i quajnë thjesht “marrëdhënie sprovuese”, si dhe kanë dhënë 3 arsye të trishta pse burrat priren të qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë.

1. Ata kanë frikë se kanë humbur shumë kohë

Duket pak zhgënjyese të dëgjoni dikë që i referohet një raporti të përfunduar si humbje kohe.

Asnjëherë mos e mohoni vlerën e një lidhjeje, sepse çdo përvojë formon më tej personalitetin dhe personin që ju jeni. Vlerësojeni këtë!

2. “Ushqejnë” shpresa se mund ta rregullojnë raportin

Hulumtimet tregojnë se 1 në 6 burra qëndron në një marrëdhënie toksike të paktën 6 muaj më shumë, sepse pret se mos ndoshta gjërat përmirësohen. Kjo gjendje pezull në fakt krijon një konfuzion që e mban një situatë pa zgjidhje.

Gjëja më e mirë që mund të bëni? Kuptoni se duhet të ketë një pranim të ndarjes dhe përgatituni për larmi emocionesh. Kjo është mëse normale.

3. Ata ndjejnë nevojën për të mbajtur nën kontroll emocionet e tyre

Dihet që gratë nuk e kanë problem të flasin me miqtë dhe familjen kur kanë një krizë emocionale, ndërsa burrat priren t’i mbajnë për vete, sidomos çështjet private. Por, burrat në prag të ndarjes duhet ta kuptojnë që “kalimi” te një ves apo mbyllja në vetvete nuk është zgjidhje, citon Anabel.

Shkenca është në anën tuaj në këtë pikë, pasi një studim i fundit tregon se reflektimi me një mik/eshë është një katalizator i nevojshëm në procesin e “shërimit” pas një ndarjeje, divorci, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat