Cila është “ora magjike” për të ndezur makinën larëse për të kursyer energji elektrike?

Life style

Cila është “ora magjike” për të ndezur makinën larëse për të kursyer energji elektrike?

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Ekziston një “periudhë magjike” se kur duhet të pastroni rrobat e juaja në makinën larëse për të kursyer energji elektrike.

Ndonjëherë, shumë prej nesh mund t’i pastrojmë rrobat gjatë ditës dhe kjo ndikon në rritjen e faturave tona, pa e ditur.

Disa zgjedhin kohën midis 16:00 deri në orën 19:00, dhe kjo periudhë është piku i energjisë së shtrenjtë elektrike.

Ekspertët britanikë, thonë se nëse dëshironi të kurseni duhet të lani rrobat tuaja midis orës 22:00 e deri në orën 8 të mëngjesit.

Sidoqoftë, një gjë që duhet ta keni parasysh është se nuk duhet ta aplikoni këtë metodë nëse jeni në gjumë, për arsye sigurie.

Kështu, koha më e mirë dhe “magjike” është ndoshta nga ora 7 e mëngjesit e deri në 8 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat