Horoskopi, 4 mars 2017

Life style

Horoskopi, 4 mars 2017

Më: 4 mars 2017 Në ora: 07:26
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të lindurit në shenjën e dashit. Raportit sentimental kushtojini më shumë vëmendje, për shkak se nuk e keni bërë një gjë të tillë kohëve të fundit.

Demi 21/4 - 21/5

Është një moment shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në dashuri dhe në raportin intim. Ndërsa ana fizike do të jetë e mirë, në sajë të aktiviteteve me të cilat jeni marrë kohët e fundit.

Binjakët 22/5 - 21/6

Duhet të organizoni më mirë ditën tuaj të punës, pasi do të përballeni me disa probleme, për shkak të zvarritjes së përgjegjësive. Raporti me partnerin nuk është shumë harmonik, por gjithsesi mbetet pozitiv.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë janë në qendër të mendimeve tuaja. Gjatë ditës një person do ju vendos në një situatë vërtetë të sikletshme. Ndërsa në punë do të keni lajme të mira.

Luani 23/7 - 21/8

Puna juaj më në fund do të vihet re, duke bërë që të merrni përgë- zime nga personat që ju rrethojnë. Do të ndiheni në formë të shkëlqyer, plot gjallëri dhe dëshirë për t’u marrë me lëvizje.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Kjo ditë do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta, si në punë edhe në jetën personale. Edhe në punë, kolegët tuaj do jenë krenarë që punojnë me ju.

Peshorja 24/9 - 23/10

Do të keni një ditë pozitive, por shumë të ngarkuar. Sa i përket fushës së ndjenjave, do të arrini të kaloni momente të këndshme me personin që doni.

Akrepi 24/10 - 22/11

Do të zgjoheni të freskët dhe të mbushur me energji për të përfunduar gjërat. Situata financiare nuk do jetë shumë e mirë, por nuk është momenti për t’u alarmuar.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Kjo ditë nuk premton asgjë të mirë. Në fushën e ndjenjave, ekziston mundësia që të grindeni me njeriun e zemrës, për shkak të mendimeve ndryshe. Mundohuni që të mos e ngrini shumë zërin.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Nuk do të zgjoheni me humor të mirë. Zhvillimet e fundit negative, nuk ju kanë lënë të flini të qetë, ndaj do të ngriheni nervoz. Mundohuni të mos e teproni.

Ujori 21/1 - 19/2

Dita juaj do të jetë me ulje e ngritje. Momenti më i mirë do të jetë në mëngjes, kur të arrini të zgjidhni me energji një çështje pune. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare.

Peshqit 20/2 - 20/3

Dita premton emocione të forta pozitive si në punë edhe në fushën e ndjenjave. Orët e punës nuk do ju mërzisin aspak, por do ju mundësojnë fitime shtesë. Shëndeti nuk do ju krijojë probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat