Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Seksi me dashnorin është për mrekulli, por ai nuk e di që është...

Life style

Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Seksi me dashnorin është për mrekulli, por ai nuk e di që është...

Nga: BOTA SOT Më: 27 prill 2017 Në ora: 17:43
Ilustrim

Një grua 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer për The Sun se po e tradhton partnerin prej dy vitesh me një burrë 35 vjeçar, por që ai ka të dashur, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se seksi me të është i mahnitshëm por që problemi më i madh është se ai është babai i djalit të saj të vogël 1 vjet, që ai nuk e di.

Ky është rrëfimi i saj i plotë:

seksi me të dashurin është i mahnitshëm por unë e di që ai kurrë nuk do ta lë të dashurën e tij.

Jam shumë e dashuruar me këtë mashkull, i cili poashtu është babai i djalit tim të vogël.

Partneri im është 34 vjet dhe unë kam qenë me të prej 6 vitesh. Ai është baba i mrekullueshëm për fëmijët e mi që janë 4 dhe 1 vjet.

Ai mendon se të dy janë fëmijët e tij.

Kur jam me të dashurin tim të ri i largoj të gjithë mendimet e këqija nga koka por kur mendoj se djali i im është i tij ndihem shumë keq.

E gjitha filloi kur unë shkova tek familje para dy vitesh.

Kunati im me gruan e tij po shkonin në Australi kështu që ne shkuam për të qëndruam pak kohë me ta.

E gjitha që bëra ishte të bisedoja me këtë mashkull i cili që nga atëherë është bërë i dashuri im.

Ai është i dashuri i kushërirës së partnerit tim.

Ai ishte shumë i mirë dhe më bëri të ndihem mirë.

Ne folëm e folëm dhe më pas ai më tha se do të donte që ne të shihemi sërish dhe më sugjeroi që të takohemi për kafe.

Në ditën e takimit tonë, unë  u arsyetova tek partneri se do ta kaloja natën me një shoqe të vjetër nga shkolla.

Në momentin që e pashë atë djalë e dita që ka diçka të veçantë.

Ai është 35 ndërsa unë 32.

Ne u pajtuam që të dimë më shumë për njëri tjetrin përpara se të veprojmë shpejtë.

Ne bëmë seks atë natë në makinën e tij.

Që nga atëherë ne e kemi planifikuar më mirë dhe i kemi dhënë vetes më shumë kohë.

Zakonisht ai vjen kur partneri im nuk është në shtëpi por e parkon veturën më larg që fqinjët të mos e vërejnë.

Partneri im është i mirë por ai i reziston diçka ndryshe në shtrat kështu që unë jam dorëzuar së provuari.

Seksi me të dashurin është i mrekullueshëm dhe është ende edhe sot.

E di që ai kurrë nuk do ta lë të dashurën e tij.

Ai më ka treguar shumë që nga atëherë dhe e vetmja që kemi është seks kur ne mundemi në takimet tona të fshehta.

Përgjigja e psikologes:

E di se seksi me të është i mirë por thellë në vete ti e di se në çdo kohë mund të përfundojë me të.

Shumë lehtë ti mund ta gjesh veten të vetmuar, me dy meshkuj që largohen nga jeta jote dhe ti mbetesh me dy fëmijë të vegjël.

Shumë keq për ju të tre.

Më e mira është që të mos dalësh në takime sekrete më me të dashurin dhe tregoj atij.

Provo të bësh seks me partnerin, aq eksitues sa e bën me të dashurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat