Rregullat e mirësjelljes të cilat i kemi mësuar në të kaluarën, por fëmijët e sotëm nuk i mësojnë

Life style

Rregullat e mirësjelljes të cilat i kemi mësuar në të kaluarën, por fëmijët e sotëm nuk i mësojnë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Rregullat e mirësjelljes dhe zakonet e ngjashme duket se ndryshojnë përgjatë viteve.

Shumica e fëmijëve të sotëm nuk dinë zakone të së kaluarës, siç është kontakti me sy dhe shkrimi i një letre falënderimi me dorë.

Ndonëse kjo është duke ndodhur, ekspertët thonë se këto aspekte të mirësjelljes së kaluarës duhet të rikthehen prapë.

Më poshtë i keni disa prej rregullave të mirësjelljes që i përkasin së kaluarës dhe që nuk iu mësohen më fëmijëve.

Të biseduarit në jetë reale e jo përmes teknologjisë

Këto ditë, kur është fjala për fëmijët e mirësjelljen, duket se telefonat e mençur shpeshherë i zëvendësojnë bisedat në jetë reale.

Vite më parë, fëmijët janë mësuar si të flasin, si t’i formulojnë fjalitë e si të diktojnë, por sot mësohen si të ulen dhe ta përdorin teknologjinë për të komunikuar.

Ngritja në këmbë gjatë prezantimeve

Kur njoftoheni me një person të ri, a ngriteni në këmbë për ta përshëndetur?

Në vitet e kaluara, fëmijët janë mësuar se duhet të ngritne në këmbë çdo herë për ta përshëndetur dikë, ndërkaq sot nuk e bëjnë më këtë.

Marrja e lejes para se të bëjnë diçka

Ndonëse fëmijët është dashur të kërkojnë leje nga prindërit para se të merrnin ose bënin diçka, duket se i njëjti rregull nuk aplikohet edhe sot.

Këto ditë, shoqëria jonë na inkurajon t’i lejojmë fëmijët të ndihen të lirë për të bërë çfarëdo që duan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat