Llojet e meshkujve që duhet t`i mbani larg (përfshirë kopracin)!

Life style

Llojet e meshkujve që duhet t`i mbani larg (përfshirë kopracin)!

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Je vetëm? Është normale të kërkosh gjysmën tënde dhe shpresën se do ta takosh sa më shpejt njeriun në krah të të cilit të jetosh e lumtur ( mundësisht, deri në pleqëri). Ka disa detaje megjithatë të cilat mund të të ndihmojnë të shmangësh një lidhje të destinuar të dështojë. Cilët janë ata?

Ai që nuk qëndron besnik

Ky njeri do të kërkojë të dalë me sa më shumë femra edhe atëherë kur hyn në një lidhje serioze. Do të të thotë që nuk I pëlqejnë marrëdhëniet serioze; mos mendo se mund ta ndryshosh!

Ai që nuk është serioz

Do t`ju premtojë shumë, ka disa ide të jashtëzakonshme me të cilat do të përpiqet të të habisë. Por jepi pak kohë dhe do të shohësh që janë përralla.

Djali i mamit

Do jetë gjithmonë i varur prej saj, dhe kjo do të bëhet gati e padurueshme sidomos gjatë martesës

Gënjeshtari

Nuk do të jetë kurrë I sinqertë me ty; nëse nuk të sheh dot në sy kur e pyet se cfarë një ditë më parë, atëherë këtu ka një problem. E plot gjëra të tjera që dalin rrugës.

Ai që nuk kujdeset për veten

Një njeri që nuk kujdeset për higjenën e tij duhet shmangur që në fillim.

Dorështrënguari, nga ai tipi që dilni dhe secili paguan pjatën e vet, kjo mund të ndodhë dakort, por jo që në takimin e parë. Po e patë këtë gjest, ta dini që më keq do shkojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat