Disa mënyra si të merrni veten nga ndarja - Bota Sot
Disa mënyra si të merrni veten nga ndarja

Life style

Disa mënyra si të merrni veten nga ndarja

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Nuk është nevoja të fshihet asgjë, ndarjet janë të vështira.

Normalisht ju mund të ankoheni dhe të mbani zi për ish- partnerin, por a ia vlen?

Në fakt, psikologët shpjegojnë se sa ju zgjatë dhimbja e ndarjes varet krejt nga ju.

Përderisa njerëzit mund t’ju sugjerojnë që menjëherë ta gjeni dikë tjetër dhe të hani çokollata si ngushëllim, psikologët thonë se ndarjet janë më të komplikuara se që e mendojmë.

“Skanimet MRI të trurit kanë treguar se ndarja i aktivizon të njëjtat mekanizma në tru të cilët aktivizohen kur të varurit nga droga e lënë kokainën apo heroinën”, thotë Guy Winch, psikolog dhe autor librash psikologjik.

Me fjalë të tjera, dashuria krijon varshmëri dhe ndarja na bën të futemi në një proces me plot dhimbje emocionale.

Kjo, shpjegon Winch, është arsyeja se përse ne fiksohemi pas ish- it dhe e ndjejmë nevojën ta kemi pranë sikurse kur e lëmë një drogë të caktuar.

Psikologu insiston se mënyra më e mirë për t’i përballuar këto dhimbje është duke mos i kujtuar kohërat e mira së bashku, por kujtimet e këqija të cilat ju kanë zemëruar dhe nevrikosur.

Duhet t’i rikujtoni netët pa gjumë si pasojë e konflikteve të panevojshme dhe gjithashtu është mirë ta shkruani një listë me të gjitha arsyet se përse lidhja nuk ka funksionuar.

Winch e thekson edhe një gjë mjaft të rëndësishme: sipas tij, përderisa ndarja mund të duket si diçka e papritur për personin që po e lë partneri, shanset janë të mëdha se njëri partner nuk ka qenë i angazhuar emocionalisht në lidhje për një kohë të gjatë.

Ndër tjerash, ai i ka edhe katër këshilla sa i përket ballafaqimit me ndarjen:

– Mos e kontrolloni personin në rrjete sociale vazhdimisht

– Mos krijoni mistere se përse ka ndodhur ndarja

– Bëjeni një listë me kompromiset të cilat i keni bërë në lidhje dhe që nuk dëshironi t’i bëni prapë

– Hiqni kujtimet nga lidhja që ju shkaktojnë stres apo dhimbje (si mesazhet dhe fotografitë).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...