Veprimet e meshkujve që i bëjnë femrat të ‘shkrihen’ pas tyre - Bota Sot
Veprimet e meshkujve që i bëjnë femrat të ‘shkrihen’ pas tyre

Life style

Veprimet e meshkujve që i bëjnë femrat të ‘shkrihen’ pas tyre

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Besnikëria, besueshmëria dhe sinqeriteti janë ndër karakteristikat më të dëshirueshme te çdo mashkull.

Fatkeqësisht, këto trajta vështirë se vërehen herën e parë kur e takojmë një person.

Sipas një studimi, neve na duhet vetëm një e pesta e sekondat pasi e kemi parë dikë për të rënë në dashuri.

Pas kësaj, në tru lirohen kimikalet që shkaktojnë eufori dhe ndikojnë në 12 zona të trurit.

Ekspertët kanë zbuluar se cilat gjeste apo veprime të meshkujve mund t’i joshin femrat brenda çasteve.

Ju mund të mos pajtoheni me disa prej pikave të mëposhtme, por mos të harrojmë se janë të mbështetura shkencërisht. A jeni gati ta mësoni të vërtetën?

Bëni femrat të qeshin

Femrave iu pëlqejnë meshkujt me të cilët mund të argëtohen.

Sipas një studimi, sensi i mirë i humorit iu ndihmon meshkujve të duken më kreativë dhe më inteligjentë – e ky faktor përkthehet në dashuri të suksesshme.

Prezantojeni veten si njeri të shtresës së lartë

Shpeshherë dëgjojmë se paraja nuk është çelësi për derën e lumturisë, por rezultatet e studimeve të shumta tregojnë diçka interesante.

P.sh. në një studim, femrave iu janë shfaqur disa fotografi të meshkujve pranë gjërave të shtrenjta (vetura, shtëpi luksoze, etj.) dhe disa fotografi të meshkujve pranë gjërave të tilla, por me çmim të zakonshëm.

Rezultatet kishin treguar se femrat i kishin preferuar më shumë meshkujt e shtresës së lartë.

Demonstroni sjellje prosociale

Shkencëtarët thonë se individët beqarë të cilët vazhdimisht përfshihen në aksione, ngjarje apo punë vullnetare që kanë të bëjnë me veprime prosociale, kanë shanse më të larta të fillojnë lidhje stabile brenda një viti.

Kjo nënkupton se femrat i preferojnë meshkujt altruistë për një lidhje afatgjatë.

Rreziqet…

Femrat i preferojnë meshkujt që janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe heroike, e jo ata që e shmangin rrezikun.

Ky konstatim është bërë në hulumtimin e G. William Farthing.

Sipas rezultateve, që të dy llojet e meshkujve – edhe ata që rrezikojnë edhe ata që nuk rrezikojnë – ishin perceptuar nga femrat si më guximtarë, më atletikë, më në formë fizikisht, etj., sesa ata që e shmangin rrezikun.

Megjithatë, vetëm meshkujt që kishin qenë më të prirë të marrin vendime të rrezikshme ishin perceptuar si më altrustië, më të vëmendshëm dhe më seksi sesa grupi tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera