A mund të llogaritet seksi si ushtrim fizik?

Life style

A mund të llogaritet seksi si ushtrim fizik?

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

A e keni pyetur ndonjëherë veten se a djegë seksi aq shumë kalori ose a e rritë pulsin e zemrës mjaftueshëm sa për t’u llogaritur si ushtrim fizik?

Fillimisht, seksi sigurisht se llogaritet si aktivitet fizik dhe ndonjëherë edhe e arrin nivelin e “ushtrimeve të moderuara”.

Por se a është konsistent apo ‘i egër’ mjaftueshëm sa për t’u numëruar si ushtrim fizik, kjo është çështje tjetër.

Vlen të ceket se edhe jeta më aktive seksuale nuk mund t’i zëvendësojë llojet tjera të ushtrimeve fizike.

P.sh., duhet ta keni parasysh faktin se seksi nuk zgjat aq shumë sa ju zgjatë t’i ecni 10,000 hapa ose sa të vraponi 1.5 kilometra.

Një studim ka treguar se mesatarisht akti seksual zgjat rreth gjashtë minuta, që i bie se nuk është ushtrim aq aktiv.

Veç kësaj, seksi nuk djegë aq shumë energji sa shumica e stërvitjeve. Statistika e cituar shpesh se “seksi i djeg 100 deri në 200 kalori për sesion” është më shumë mbivlerësim sesa shkencë.

Një studim ka zbuluar se shumica e meshkujve i djegin vetëm katër kalori për minutë në seks.

Kështu, thënë më thjesht, seksi nuk mund të llogaritet aktivitet i mjaftueshëm sa për ta shfrytëzuar si arsye që të mos anëtarësoheni në palestër apo të dilni të vraponi! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat