Ana e errët e të pasurit një burrë seksi – ndiheni nën presion të jeni grua e hollë - Bota Sot
Ana e errët e të pasurit një burrë seksi – ndiheni nën presion të jeni grua e hollë

Life style

Ana e errët e të pasurit një burrë seksi – ndiheni nën presion të jeni grua e hollë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:27
Ilustrim

Në teori, të pasurit një burrë seksi është gjë e mahnitshme – e keni mundësinë ta vëzhgoni bukurinë e burrit tuaj tërë kohën, dhe të qëndroni me krenari kur e prezantoni atë para shoqeve dhe familjes.

Por në realitet nuk është gjë aq e mahnitshme sa tingëllon, e të paktën kështu thonë hulumtimet e reja psikologjike.

Sipas Universitetit Shtetëror të Floridas, femrat ndihen nën presion t’u nënshtrohen dietave dhe të kenë trup të hollë nëse kanë një burrë joshës, apo nëse ato perceptohen si më pak atraktie se ai.

Rezultatet zbulojnë se të pasurit një burrë joshës mund të ketë pasoja negative për gratë, e veçanërisht nëse gratë janë më pak atraktive se burrat.

Ndryshe studimet e mëhershme kanë treguar se martesat kanë tendenca të jenë më të suksesshme dhe më të kënaqshme nëse gratë janë më joshëse sesa burrat në lidhje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera