Femrat bëjnë gjumë më të mirë me qenin sesa me një person tjetër - Bota Sot
Femrat bëjnë gjumë më të mirë me qenin sesa me një person tjetër

Life style

Femrat bëjnë gjumë më të mirë me qenin sesa me një person tjetër

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Shumë njerëz që mbajnë kafshë shtëpiake preferojnë të flenë me kafshën e tyre, e posaçërisht gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Por, a mundet shoku juaj leshatok t’ju ndihmojë të flini më mirë sesa partneri? 

Epo, sipas rezultateve të një anketimi të publikuar në revistën ‘Anthrozoos’, femrat mund të bëjnë gjumë më të mirë kur e kanë qenin në shtrat sesa një person tjetër.

Studimi, i cili është kryer nga hulumtuesit e kolegjit Canisius, ka anketuar 962 femra të rritura në SHBA.

Rezultatet sugjerojnë set ë pasurit një qen në shtrat në vend të një personi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.

Në përgjithësi, rezultatet kanë konstatuar se gjumi i një femre është më kualitativ gjatë fjetjes me një kafshë pranë saj.

Veç kësaj, pronarët e qenve besohet të zgjohen më herët sesa ata që nuk mbajnë kafshë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...