Jo vetëm për larjen e dhëmbëve, pasta shërben edhe për t’u depiluar

Life style

Jo vetëm për larjen e dhëmbëve, pasta shërben edhe për t’u depiluar

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një trend i ri duket se ka përfshirë rrjetet sociale dhe kjo falë blogeres Madina Shrienzada, e cila pretendon se mund të heqësh çdo qime në trup duke përdorur pastën e dhëmbëve.

Në një video të postuar në Intagram, Medina u tregon ndjekësve sesi të krijojnë një masë me pastë dhëmbësh dhe shafran Indie, që sipas saj është në gjendje të heqë qimet e padëshiruara në trup.

Ajo u tha ndjekësve se është shumë e lehtë për t’u bërë. Madina e vendosi masën e krijjar në krah e la të thahet për pak kohë përpara se ta fërkonte me forcë. Në momentin që u tha, ajo e fshiu atë me një copë të lagur nga ana e kundërt që rriten qimet.

Sipas blogeres, shafrani është agjent qetësues për lëkurën, ndërsa pasta është ajo që heq qimet. Megjithatë jo të gjithë ndjekësit e saj ishin të bindur me rezultatin.

E si të mos mjaftonte kjo, duke folur për revistën Cosmopolitan, dermatologia Mona Gohara tha se pasta është irrituese për lëkurën. "Është krijuar për dhëmbët, jo për lëkurën apo flokët", u shpreh ekspertja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat