Sot bëhen gjashtë vite nga “e hëna e zezë” në Maqedoni

Maqedonia

Sot bëhen gjashtë vite nga “e hëna e zezë” në Maqedoni

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:44
Kuvendi i Maqedonisë

Sot bëhen gjashtë vite nga e “hëna e zezë”. Më 24 dhjetor të vitit 2012 deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga Kuvendi, ndërsa kjo ditë u quajt si “e hëna e zezë” për demokracinë në Maqedoni.

Opozita e atëhershme tentoi të pengojë miratimin e buxhetit për vitin 2013, me arsyetimin se nuk janë përmbushur procedurat dhe se në komision nuk janë shqyrtuar amendamentet që ata i kishin dorëzuar.

Në atmosferë të nxehtë, sigurimi i Kuvendit u fut në sallë dhe me përdorimin e forcës larguan deputetët e opozitës, ndërsa u larguan edhe disa gazetarë nga galeria.

Tensione kishte edhe para ndërtesës së Kuvendit, ku ndodheshin simpatizantë të pushtetit dhe opozitës, ndërsa mes tyre ishte vendosur policia për të penguar konflikte eventuale.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në shkurt të vitit 2017 vendosi në favor të gazetarëve Naser Selmani, Natasha Stojanovska, Frosina Fakova, Snezhana Lupevska, Biljana Bogdanovska dhe Toni Angellovski, të cilët me dhunë u larguan nga Kuvendi më 24 dhjetor të vitit 2012.

Gazetarët kërkuan dëmshpërblim nga 5 mijë euro, ndërsa qeveria refuzoi këto kërkesa si të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat