Gjykimi për “Trajektoren” vazhdon më 30 janar, PSP kërkoi paraburgim për Gruevskin

Maqedonia

Gjykimi për “Trajektoren” vazhdon më 30 janar, PSP kërkoi paraburgim për Gruevskin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Gjykimi për “Trajektoren”

Gjykmi për lëndën “Trajektorja” të PSP-së do të vazhdojë më 30 janar, në mënyrë që avokati i angazhuar për mbrojtjen e Gruevskit të mund ta përgatit lëndën.

Gjykata më herët pranoi kërkesën e PSP-së dhe i caktoi masën e paraburgimit të akuzuarit Nikolla Gruevskli, që nga dita që ai do të arrestohet.

Në fillim të seancës Lile Stefanovska nga PSP kërkoi paraburgim për Nikolla Gruevskin i cili ndodhet në arrati, ndërsa për këtë kërkesë reagoi avokat i caktuar nga gjykata, i cili kërkoi që kjo kërkesë të refuzohet si e pabazë.

Ndryshe, pas arratisjes së Gruevskit në Hungari, të gjithë avokatët e tij u tërhoqën nga mbrojtja e tij, ndërsa gjykata i caktoi avokat të detyrueshëm i cili do ta përfaqësojë Gruevskin nëpër seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat