OBRM-PDUKM akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev e kanë errësuar shtetin. Sipas tyre, LSDM nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur në Shkup dhe qytete tjera të vendit.

“Niveli i ndotjes disa muaj është në nivel të lartë, ndërsa Zaev dhe Shilegov nuk lëvizin fare. Premtuan ajër të pastër dhe çlirim të Shkupit nga ajri i ndotur, ndërsa dy vite pasi morën pushtetin nuk kanë ndërmarrë asgjë”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se qytetarët janë viktimat e drejtpërdreta të paaftësisë dhe moskujdesit të pushtetit.

“Kjo nuk mund të vazhdojë, duhen masa urgjente për ndotjen. Duhet menjëherë të fillojë projekti për gazifikimin në gjithë territorin e shtetit”, thonë nga opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat