MPJ e Maqedonisë shpall konkurs për pranimin e diplomatëve të ri dhe bashkëpunëtorëve profesionalë

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë shpall konkurs për pranimin e diplomatëve të ri dhe bashkëpunëtorëve profesionalë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Maqedonisë shpall konkurs për pranimin e diplomatëve të rinj.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë informon se sot, më 29 dhjetor 2018, është shpallur konkursi publik me numër 379/2018 për punësimin e 26 zyrtarëve administrativë në Ministrinë e Punëve të Jashtme (diplomatë dhe ndihmësit zyrtarë).

Konkursi publik, përveç në faqen e internetit të Agjencisë për Administratë, është botuar edhe në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Nezavisen” dhe “Lajm”, dhe do të zgjasë 20 ditë nga data e publikimit të tij.

Siç ka njoftuar Ministria e Jashtme, duke ndjekur parimet e meritokracisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës, inkurajojmë paraqitjen e sa më shumë kandidatëve si të pranueshëm për punësim, në mënyrë që të bëjmë një përzgjedhje objektive të personelit shumë premtues, i cili gradualisht zhvillojnë aftësitë e nevojshme diplomatike, duke kontribuar kështu në afirmimin e suksesshëm të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat