Avokati maqedonas nga Shkupi, Jovan Joanid ka deklaruar se nuk është kundër amnistisë, por është kundër amnistisë selektive. Ai thekson se kjo më tepër i përngjan pazarit politik, me të cilin rrënohet sundimi i drejtësisë dhe puna e gjykatave dhe prokurorisë.
Siç thotë ai, nëse është miratuar ligj për amnistimin e personave të dënuar për terrorizëm, duke aluduar për pjesëmarrësit e ngjarjeve të 27 prillit. atëherë pse të mos amnistohen edhe pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, transmeton Gazeta Lajm, të cilët po ashtu akuzohen për terrorizëm.