Deri në mes të janarit fëmijët nga “11 Tetori” do të vendosen në shtëpi me grupe më të vogla

Maqedonia

Deri në mes të janarit fëmijët nga “11 Tetori” do të vendosen në shtëpi me grupe më të vogla

Më: 2 janar 2019 Në ora: 16:44
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me shpejtësi do të punojë për procesin e deinstitucionalizimit edhe për vitin 2019-të, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale deklaroi se tërësisht do të transformohet shtëpia e fëmijëve pa prindër “11 Tetori” në Shkup. Nga atje njoftojnë se një pjesë e fëmijëve janë dërguar në dy grupe të shtëpive në Shkup, ndërsa deri në fund të javës një pjesë e fëmijëve do të dërgohen në shtëpi me grupe më të vogël të fëmijëve në Shtip. Grupi i fundit i fëmijëve nga shtëpia e “11 Tetori” pritet të largohen pas fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor.

Para tre muajve tërësisht u transformua shtëpia “25 Maji” dhe të gjithë 25 fëmijët jetojnë në pesë grupe më të vogla në Shkup dhe janë të kyçur në procesin e rregullt arsimor.

“Pritshmërit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë që deri më 2020 asnjë fëmijë ndër 18 vjet mos të ngelet në institucione dhe tërësisht të ndryshohet mënyra e kujdesit të fëmijëve nga ana e shtetit. Procesi i deinstitucionalizimit, MPPS po e zbaton në partneritet me UNICEF, UNDP dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoni”, thuhet në deklaratën Ministrisë së Punës Politike Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat