“Kathimerini”: Shkupi e përshpejton ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

“Kathimerini”: Shkupi e përshpejton ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, Shkupi e përshpejton ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Sipas burimeve të tyre, Kuvendi i Maqedonisë do ta ratifikojë marrëveshjen një ditë pas fillimit të procesit më 10 janar, për shkak se, siç thotë gazeta greke, nga debati do të heqin dorë deputetët nga OBRM-PDUKM. Përshpejtimi i procesit është në pajtim dhe koordinim me NATO-n.

Burime për “Kathimerini” thonë se NATO dëshiron që procesi të përfundojë sa më shpejt dhe se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dërguar letra deri te qeveritë në Athinë dhe Shkup ku kërkohet përfundimi i procesit deri më 15 janar.

Gazeta greke njofton se ratifikimi i marrëveshjes në Maqedoni do ta nisë procesin në Athinë. Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë deklaroi se kryeministri Tsipras më 18 shkurt do ta deklarojë kohën në të cilën parashihet të ratifikohet marrëveshja e Prespës në Kuvendin e Greqisë. Tzanakopoulosedhe një herë përsëriti se në Kuvendin e Greqisë ekziston shumica për ratifikimin e marrëveshjes dhe sqaroi se disa ditë pas votimit, do të ratifikohet edhe protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Sipas gazetës “Kathimerini” presioni i NATO që të përfundojnë sa më shpejt procedurat është për shkak të zgjedhjeve të pritshme në dy vendet, ato për kryetar shteti në Maqedoni dhe zgjedhjet kuvendare në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat