Ish-kryeprokurori Zvërlevski dëshmon para Komisionit disiplinor për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Ish-kryeprokurori Zvërlevski dëshmon para Komisionit disiplinor për ngjarjet e 27 prillit

Më: 3 janar 2019 Në ora: 17:18
Marko Zvrlevski

Ish-kryeprokurori Marko Zvrlevski, para Vitit të Ri ka dhënë dëshmi para Komisionit disiplinor në Prokurorinë Tehemelore për mosveprimin e prokurorëve në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Ai është ftuar për të treguar versionin e tij për mbledhjen që është mbajtur natën e 27 prillit, në të cilën kanë qenë të pranishëm tre prokurorië Zllatko Bikovski, Gordana Gjeshkovska dhe Jovan Cvetanovski, të cilët janë nën procedurë disiplinore prej muajit maj të vitit të kaluar.

Në mbledhjen e natës së 27 prillit është vendosur që të mos dilet menjëherë për hetime për shkak të sigurisë së prokurorëve.

Vendimi nëse do të ketë përgjegjësi disiplinore për mosreagim adekuat të prokurorëve pritet të merret gjatë muajit të ardhshëm.

Ndryshe, hetimeet për ngjarjet e 27 prillit janë bërë një ditë më pas nga dy prokurorë, por deri atëherë ishin marrë hard-disqe të kompjuterëve personal dhe inçizime nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat