Mjekët në Maqedoni: Vaksinimi i fëmijëve, i patjetërsueshëm - Bota Sot
Mjekët në Maqedoni: Vaksinimi i fëmijëve, i patjetërsueshëm

Maqedonia

Mjekët në Maqedoni: Vaksinimi i fëmijëve, i patjetërsueshëm

Më: 4 janar 2019 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Epidemia e fruthit është sëmundje serioze që shpesh herë neglizhohet nga prindërit duke lënë fëmijët e tyre të pa-vaksinuar. Siç sqarojnë mjekët specialist, komplikimet që vijnë pas prekjes me këtë epidemi mund të jenë të rënda, madje në disa raste edhe vdekjeprurëse.

Mjeku specialist i sëmundjeve infektive, Zharko Karaxhovski duke folur për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve tha se prindërit nuk duhet të frikohen nga vaksinimi për shkak se nuk sjell asnjë lloj dëmtimi në shëndetin e fëmijëve.

Karaxhovski tha sistemi imunitar i foshnjave mund të luftojë shumë mikrobe, por ka disa sëmundje të rënda të cilat nuk mund t’i përballojë. Kjo është arsyeja përse ata kanë nevojë për vaksina që forcojnë sistemin imunitar. Sipas tij, një diarre dhe ftohje e lehtë e fëmijëve nuk mund të jetë pengesë e anulimit të vaksinë.

Karaxhovski madje i apeloi prindërve që mos të vendosin kokë më vete ose përmes informacioneve në rrjetet sociale për fatin e fëmijëve të tyre.

Gjithashtu mjeku Zhivko Karaxhoski përkujton se simptomat e para të kësaj epidemie janë teshtitje, kollitje, temperaturë e lartë dhe pika të kuqe nëpër trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat