LSDM: Viti 2019 do të jetë viti i rritjes së ekonomisë dhe pagave

Maqedonia

LSDM: Viti 2019 do të jetë viti i rritjes së ekonomisë dhe pagave

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:01
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se në vitin 2019 do të vazhdojë rritja e pagave, do të fillojë kthimi i TVSH-së, do të ketë rritje ekonomike dhe më shumë para për çdo familje.

Sipas kësaj partie, viti 2018 ka qenë vit i stabilizimit të ekonomisë, është rritur paga mesatare dhe minimale dhe paratë më shumë kanë përfunduar tek qytetarët.

“Një vit para nesh, parashihet edhe një rritje e pagës minimale, që do të thotë se do të hapet spiralja e rritjes së pagave dhe do të ketë më shumë para për punëtorët dhe familjet”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se reforma do të ketë edhe në sistemin e mbrojtjes sociale, me çka theksojnë se shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të marrin 300 për qind ndihma sociale më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat