Shpallet konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Maqedonia

Shpallet konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:09
Ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë ka hapur konkurs për përzgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit për parandalim të korrupsionit.

Konkursi do të zgjasë shtatë ditë, ku do të pasojnë edhe intervistat publike të kandidatëve. Afatet për zgjedhjen e përbërjes së parë të Komisionit për Antikorrupsion sipas Ligjit të ri janë shkurtuar dhe e njëjta duhet të zgjidhet para se të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale.

Intervista e kandidatëve do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTVM, ndërsa do të udhëhiqet nga përfaqësuesit e ASHAM-it, nga unioni ndërparlamentar, shoqatat e qytetarëve të cilat merren me antikorrupsion.

Në konkurs shkruan se do të zgjidhen kryetari i Komisionit dhe gjashtë anëtarë me mandat pesë vjeçar. Ata nuk do të kenë të drejtë për rikandidim.

Ligji i ri për parandalimin të korrupsionit përcakton se një person i cili në 10 vitet e fundit ka qenë donator i një partie politike, deputet ose anëtar i Qeverisë, nuk mund të zgjidhet kryetar dhe anëtar i Komisionit për Antikorrupsion. Gjithashtu, anëtarët e rinj duhet të kenë gjashtë vjet përvojë pune në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit dhe që kanë përfunduar studimet në fushën e qeverisjes të së drejtës, ekonomike, politike ose komunikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat